Humbën Botërorin, ja formacioni me yjet që nuk morën një biletë për “Rusi 2018”

Ndryshe nga kualifikueset e Europianit, ato të Botërorit kanë dhënë verdikte negative për një sërë yjesh të futbollit ndërkombëtar. Skuadra si Kili, Holanda, Uellsi dhe Austria janë 4 ndër shumë të tjera që kanë penalizuar disa prej yjeve të ekipeve të tyre të marrin një biletë për “Rusi 2018”.

“Goal.com” ka formuar një skuadër me 11 lojtarë me ‘superstarët’ që verën e ardhshme do jenë të detyruar të ndjekin kompeticionin më të rëndësishëm në botë nga ekrani i vogël.

Aubameyang-Gabon, Bale-Uells, Robbendhe Van Dijk-Holanda, Alexis Sanchez dhe Vidal-Kili, Panjiç-Bosnje Hercegovinë, Alaba-Austria, Bailly-Bregu Fildishtë, Valencia-Ekuador.