Sigal

Në vigjilje të gjysmëfinales së “Rusi 2018”, ku do të përballen me Belgjikën, portieri i Francës Hugo Lloris është ndalur në shumë momente.

“Është një ndeshje e veçantë sepse gjeografikisht jemi fqinj. Pjesa më e madhe e lojtarëve belg janë rritur në Premier League dhe e njohin mirë atë. Kam tre shokë skuadre që luajnë te Tottenham me të cilët kuptohem shumë mirë. Do të kemi shumë lojtarë të mëdhenj nesër në fushë ndaj dhe pritet një ndeshje e madhe. Duhet të ngrejmë nivelin tonë me vijimësi dhe këtë do të bëjmë. Ata janë vrasës kur ka hapësira dhe pasi përmbysën Japoninë me një skenar të çmendur dhe Brazilin që ishte favoriti kryesor i kompeticionit, besoj se belgët do të vijnë përballë nesh me besimin maksimal. Do të duhet një skuadër e madhe e Francës për t’i mudnur. Ekipi belg është më i kompletuari në të gjithë aspektet e lojës. Ata dinë të sulmojnë, kundërsulmojnë, mbrohen mirë, janë të fortë në lojë, në tokë dhe ajër. Kanë të gjitha ato që duhen për të qenë një skuadër e madhe dhe të tillë janë”.

“Kam njohur shumë lojtarë të mëdhenj të Francës. Besoj se kemi një mundsi të shkruajmë historinë e skuadrës sonë kombëtare. Jemi afër objektivit, por e dimë që po bëhet gjithmonë e më e vështirë. Nëse jemi më të mirët, këtë nuk mund ta themi tani, por në fund të kompeticionit. Në të gjitha rastet, ka një përzierje të mirë të lojtarëve me eksperiencë dhe talenteve të reja, limitet e të cilëve ende nuk njihen. Kjo është ajo që nuk dinë as kundërshtarët tanë. Na takon ne ti mbështesim të rinjtë që ata të japin më të mirën në këtë sport”.