Historike, në Parlamentin italian për herë të parë një senator me ngjyrë

614
Për herë të parë Dhoma e Senatit në Parlamentin italian do të ketë një senator me ngjyrë dhe i përket forcës politike Lidhja e Veriut. Italo-nigeriani Tony Iwob është senatori i parë italian me ngjyrë i zgjedhur nga radhët e Partisë Lidhja e Veriut.
Kriza e emigracionit e zbarkimet e emigrantëve klandestinë që kanë pushtuar gjatë viteve të fundit Italinë kanë qënë kryefjala e fushatës elektorale të liderit të Lidhjes së Veriut Matteo Salvini, duke u kritikuar fort nga kundërshtarët politikë për racizëm e homofobi.
Por ja që i vetmi emigrant i zgjedhur në Senatin italian vjen nga radhët e kësaj force politike dhe është një rast historik për Parlamentin italian. 62-vjeçari Tony Iwob ka lindur në Nigeri, është një sipërmarrës i vogël informatik, jeton në qytetin e Bergamos e prej 25 vitesh është anëtar i partisë Lidhja e Veriut.
Ka lindur në qytezën e vogël Gusau, në verilindje të Nigerisë, në një familje me 11 fëmijë. Gjatë fushatës elektorale senatori italo-nigeriani është shprehur se “diskriminimi lind atëherë kur emigracioni i paligjshëm është i shfrenuar duke i paraprirë padrejtësive sociale e pasigurisë.”
Sigal