Historia e errët e Veronës, në skenë del emri i Dritan Dervishit

690
Të dielën, gazetari italian Mikele Krishitelo, drejtor i Tuttomercatoweb.com, ka publikuar një artikull të gjatë, duke analizuar me tone kritike e ironike edhe problemet financiare të klubeve në Serinë A, duke nisur nga Verona, që po lufton për mbijetesë, por ka shumë probleme jashtë fushe. “Më pëlqen të lexoj bilancet dhe të evidentoj anomalitë. A e keni vënë re se kush është administrator i kompanisë “Falco Investments”? Është një kompani luksemburgeze që kontrollon Veronën, me vit themelimi 2012-ën. Bilancet, dy të fundit, janë depozituar më 10 janar 2018. ‘Falco’ ka marrë para nga palë të treta, rreth 20 milionë euro në dy vite, nuk mund të mësohen detajet e nuk mund të njohim emrin e atij që është pas këtyre dhuratave prej 20 milionë eurosh për Veronën. Kurioziteti që desha të ndaj me ju është emri i administratorit të vetëm të “Falco”, ai quhet Dritan Dervishi, ish-administrator te Partizani e Kukësi. Administratori i kompanisë që kontrollon Veronën është një vëzhgues i Veronës, i cili sipas bilancit të paraqitur, fiton 30 mijë euro në vit bruto. Si është e mundur që një vëzhgues shqiptar është administrator i vetëm i kompanisë nga Luksemburgu që kontrollon Veronën? Nuk janë akuza, por pyetje. Duhet të vijnë përgjigje. Jo për ne, por të paktën për Ligën e Futbollit dhe Federatën, duke marrë në konsideratë faktin se kërkohet gjithmonë transparencë mbi pronësinë e klubeve”.
Sigal