Hileja e orarit nga Skënderbeu tërbon kazakët, do të luajnë pas mesnate

581
Skënderbeu ia doli në takimin e parë që të përballojë të gjithë vështirësitë e mundshme për të marrë një barazim shumë të vlefshëm 1-1 në fushën e Kairat Almati. Ndonëse me katër orë diferencë nga ora lokale e jona, me shumë kohë të harxhuar në udhëtime të lodhshme dhe në një ndeshje të zhvilluar në transfertë, korçarët e kanë mbyllur në barazim 1-1.
Mirëpo, në ndeshjen e kthimit, kazakët do ta kenë më keq, pasi luajnë në mesnatë. E përcaktuar që të zhvillohet në orën 20:00 me orën lokale vendëse, korçarët kanë “tërbuar” kazakët. Por për vetë faktin se në bazë të llogarive, për Kairat Almatin ndeshja do të luhet në orën 00:00 me orën lokale të tyren.

Një ndeshje dhe orar për të cilin kanë nisur që të ironizojnë jo pak edhe vetë mediat kazake, të cilat kanë shkruar se takimi i kthimit luhet “mes datës 20 dhe 21 korrik”. Diferenca prej katër orësh mes Shqipërisë dhe Kazakistanit do të sjellë jo pak vështirësi me ambientimin për skuadrën kundërshtare të korçarëve.

Ky ishte edhe “avantazhi” për të cilin ka folur trajneri Daja gjatë gjithë ditëve të fundit, pasi sido që të shkonin punët, Skënderbeu kishte luajtur rregullisht më parë në orët e pasdites në Shqipëri, edhe shumë më herët sesa takimi i djeshëm. Por për kazakët do të jetë shumë e vështirë të përshtaten 100% fizikisht për zbritjen në fushë në mesnatë, apo që pjesa e dytë e ndeshjes do të fillojë në orën 1 pas mesnate.
Sigal