Higuain zbulon konfliktin me De Laurentiis: Më ka mashtruar, më ka 600 mijë euro borxh

500
Nuk kanë fund për përplasjet midis Higuian dhe Napolit sidoms me presidentin napolitan De Laurentiis. Edhe në fushën e lojës Gonzalo Higuain është i pandalshëm kundër ish ekipit të tij nga ku ka shënuar 4 gola në 4 takime të luajtura si kundërshtarë ndaj Napolit. Qendërsulmuesi i Juventus ka kërkuar një kolegj arbitrar, sipas modelit të atyre që nuk duan të shkojnë në gjykatë, për të zgjedhur disa probleme financiare me klubin e De Laurentiis. Higuain këmbëngul që Napoli i detyrohet 600 mijë euro në lidhje me të drejtën e imazhit të futbollistit, të cilën ia shiti klubit në vitin 2015-16. Nëse palët nuk do ta zgjidhin çështjen mes tyre do të vendosin gjykatat. Palët kanë diskutuar dhe kanë dhënë emrat e tyre që konsiderojnë si gjyqtarë të paanshëm, por në lidhje me pjesën tjetër nuk ka marrëveshje. Jo vetëm për pretendimet financiare të Higuain, por edhe për njeriun që duhet ta zgjidhë. Në rast se nuk do të arrihet marrëveshja, argjentinasi do të shkojë në gjykatën sportive dhe penale.
Sigal