Sigal

Chelsea është gati që të paguajë 50 milionë paundë për të rrëmbyer sulmuesin e Bournemouth, Callum Wilson, nëse nuk do të arrijnë që të transferojnë Gonzalo Higuain gjatë janarit. “Sky Sports” shkruan se Sarri është i vendosur që të marrë sulmuesin argjentinas, të cilin e ka stërvitur te Napoli.

Gjithsesi Drejtoria Sportive e Bluve të Londrës, Marina Granovskaia  beson se Higuain nuk është sulmuesi i duhur për ekipin e tyre. Marrëveshja me bomberin argjentinas është më e komplikuar pasi akordi duhet të arrihet me Milanin por dhe me Juven që ka në zotërim kartonin e tij.

Wilson ndërkoha ka shënuar 10 gola në 23 ndeshje gjatë këtij sezoni dhe shihet si një sulmues i duhur për të mbuluar repartin e avancuar.