Higuain: Kurrë s’e kam menduar largimin nga Juvja, ja e vërteta e numrit 21

532
epa07809276 Juventus' Gonazalo Higuain applauds during the Italian Serie A soccer match Juventus FC vs SSC Napoli at the Allianz Stadium in Turin, Italy, 31 August 2019. EPA/ALESSANDRO DI MARCO
Sigal

Gonzalo Higuain, pas ndeshjeve të kombëtareve, është gati për të dhënë kontributin e tij te skuadra e Juventusit. Sulmuesi argjentinas së fundmi ka dhënë një intervistë për “Sky Sport 24”, duke e nisur nga sfida e fundit e fituar ndaj Napolit.

“Ishte një ndeshje me emocione të forta. E nisëms humb mirë dhe e dërguam në rrugën që donim, pasi pas një ore kryesimin 3-0, ndërkohë që më pas erdhi një ulje e energjive fizike dhe mentale. Goli i tyre na futi në panik dhe për 10 minuta nga barazuan. Në fund arritëm që të merrnim një fitore me fat, por që e kishim kërkuar më shumë.

Jam rikthyer te Juventusi për të punuar dhe për të treguar vlerat e mira. Nga dita e parë doja që të qëndroja dhe sot jam i lumtur që jam ende pjesë e bardhezinjve. Është një skuadër e madhe me një tifozeri të madhe, jam shumë i lumtur.

Image

Numri 21?  Kur u riktheva numri 9 ishte i lirë, por vendosa që ta ndryshoja duke marrë 21, sepse është dita kur ka lindur vajza ime. Është një mënyrë për ta pasur me vete në çdo ndeshje dhe mendoj se ishte një zgjedhje zemre që po më sjell fat.

Kombinimi me Ronadon? Nuk luaja prej shumë vitesh me të, kam rigjetur një futbollist më të kompletuar, që është rritur në nivelin e ambicieve për të fituar gjithçka dhe për të thyer rekorde të reja. Sinqerisht jam shumë i lumtur që jemi ritakuar”, deklaroi Higuain.