Higuain drejt largimit, fanella e tij nuk është në shitje në dyqanet zyrtare

554
Sigal

Gonzalo Higuain ka udhëtuar në Azi me Juventusin, por me numrin 21 mbi shpinë dhe jo 9-n. Klubi bardhezi e ka lënë të lirë në mënyrë strategjike për t’i lënë të kuptojë se mund të zëvendësohet.

Nuk është tashmë mister që argjentinasi nuk bën pjesë në planet e kampionëve të Italisë, por ai kërkon që të qëndrojë në Torino. Mediat italiane sot kanë zbuluar një tjetër detaj shumë domethënës.

Fanella e tij me numrin 21 në fakt nuk është në shitje në dyqanin zyrtar të klubit. Sipas “Corriere di Torino”, Juventus e ka hequr nga shitja fanellën e tij edhe në dyqane të tjera në qytete të ndryshme të Italisë. Sulmuesi argjentinas pritet që të nisë një aventurë të re te Roma, atje ku e pret krahëhapur trajneri Foncesca.