Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, mësoni finalen e parakohshme

430
Sigal

Sot, në Nyon të Zvicrës, u hodh shorti për raundin e dytë të Ligës së kampionëve, ose siç njihet ndryshe, raundi me eliminim direkt. Pas fazës së grupeve, tashmë janë 16 skuadra, që do të vijojnë betejën mes tyre për më të mirin e Europës. Lufta bëhet për kurorën, që e mban në tri sezonet e fundit radhazi Real Madridi. Natyrisht, edhe “Los Blancos” do të tentojnë të mos zbresin nga froni.

Fillimisht, para përfaqësuesve të klubeve është paraqitur procedura e shortit. Skuadrat janë ndarë në dy vazo. Nuk lejoheshin skuadra të së njëjtës federatë (vendi), sepse në këtë raund nuk mund të përballen me njëra-tjetrën. Goglat e shortit kanë përvijuar këto përplasje, ku spikat Liverpool-Bayern Munich, e cila fare mirë mund të konsiderohet një finale e parakohëshme:

ATLÉTICO MADRID – JUVENTUS
SCHALKE 04 – MANCHESTER CITY
MANCHESTER UNITED – PSG
TOTTENHAM – BORUSSIA DORTMUND
OLYMPIQUE LYON – BARCELONA
ROMA – OPORTO
AJAX – REAL MADRID
LIVERPOOL – BAYERN MÚNICH