Sigal

Uli Hënes sulmon ashpër Ozilin pas vendimit të tij për tu tërhequr nga kombëarja. 29 vjeçari është në qendër të akuzave pas performancës së tij të dobët në Botëror. Ai, është kundërshtuar nga tifozët që pas shfaqjes së fotos me Erdoganin.

Uli Henes

Ozil deklaroi ditën e djeshme tërheqjen nga kombëtarja dhe hodhi akuza ndaj presidentit të Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhar Grindel. Edhe presdenti i Bajern Mynih është shprehur i lumtur që turko-gjermani është larguar nga kombëtarja.

father-of-mesut-ozil-thinks-scapegoat-should-quit-germany

“Unë jam i kënaqur që kjo histori është mbyllur. Ai kishte qenë duke luajtur si “sh*t” me vite” u shpreh Hënes për “Bild”.” Ai bëri një paraqitje të mirë para dhe gjatë Kupës së Botës 2014. Më pas, performanca e tij ka qenë katastrofale, çka nuk mund të fshihet me foton e bërë me Erdogan.

Kurdo që Bayern Munich ka luajtur kundër Arsenalit, ne jemi fokusuar mbi të, sepse e dinim se ishte pika e tyre e dobët. 35 milionë ndjekësit e tij, që nuk ekzistojnë në botën reale, janë të bindur se ai ka luajtur jashtëzakonisht dobët me Gjermaninë.

ozil

Mendoj se Ozil nuk ka vend në ekipin kombëtar”,përfundoi Hënes, duke shfaqur hapur mendimin e tij. Ozil debutoi në 2009 me Gjermaninë dhe luajti 92 ndeshje, duke shënuar 23 gola.