Hejnknes: “S’kam nevojë nga Guardiola, për të mundur Barçën”

532
Sigal

Presingu, dhe jo zotërimi i topit konsiderohet si çëlësi i suksesit në duelin Bajern-Barcelona

Bajerni i Munihut nuk ka nevojë për këshillat e Pep Guardiolës, për të eliminuar Barcelolën në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Kjo është ajo që tha trajneri i baravazëve, Jup Hejnkes, në prag të ndeshjes së sotme: “E admiroj Guardiolën, por nuk kam nevojë për ndihmën e tij. Askush s’e njeh më mirë ekipin tim sesa unë”. Nga ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve kanë mbetur diçka më pak se 24 orë, dhe dy ekipet më të mira në pesë vitet e fundit (sipas renditjes se UEFA-s), Barcelona dhe Bajerni do të ndeshen midis tyre për një vend në finalen e Uemblit.

DY TOP SKUADRA

Të dyja skuadrat kanë lojtarë ekstremisht të talentuar, kanë një futboll impresiv dhe bazohen në kontollin e topin. Bajerni vazhdon të shtypë çdo kundërshtar, duke fituar disa javë përpara përfundimit kampionatin gjermna, duke thyer disa rekorde për më shumë pikë në një sezon të vetëm dhe kanë një diferencë të qartë me Borusian e Dortmundit, vendi i dytë në Bundesligë dhe gjithashtu në gjysmfëfinalet e Ligës së Kampioneve. Ndërkaq, Barcelona punoi jo pak në fitoren e saj 1-0 ndaj Levantes, që i mbajti ata qartësisht në rrugën drejt titullit. Goli i Fabregasit e ruajti diferencën dyfshifrore me Realin e Madridit të vendit të dytë, që nga ana e tij do të përballet në gjysmëfinale me Dortmundin. Sipas kalkulimeve të UEFA-s, Barcelona dhe Bajerni janë dy ekipet më të mira të renditura në pesë vitet e fundit. Për më tepër, Bajerni ka qenë dy herë në finale (të humbura të dyja), ndërkojë që Barcelona e ka ngritur trofeun dy herë. Jashtë fushe, historia e Pep Guardiolës, ish-trajnerit të Barcelonës dhe nga sezoni i ardhshëm, i Bajernit, e bën akoma më intriguese përballjen. Është pikërisht Guardiola, ai që i ka fituar dy trofetë e fundit të Barcelonës.

ZOTËRIMI I TOPIT

Ajo që e bën këtë ndeshje edhe më tërheqëse ka të bëjë më një fakt interesant, pasi Barça dhe Bajerni janë numri 1 dhe 2, përsa i përket termave të mesatares së zotërimit të topit gjatë këtij sezoni në mbarë Europën. Barcelona e mesataren e zotërimit të topit në Ligën e Kampioneve 68%, dhe për me tepër ata kanë një rekord prej 301 ndeshjesh rresht në të gjitha kompeticionet për më shumë zotërim të topit. Mesatarja e Bajernit është 57%, një numër jo i vogëk, por është disi i distancuar nga katalanasit. Gjithsesi, numri i ndeshjeve rresht në kontrollin e topit dukshëm më i shkurtër se ai i Barçës. Kjo statistikë do të thotë shumë, pasi gjermanë do ta shohin më pak topin në këmbë. Në fakt, Arsenali e zotëroi më shumë topin në ndeshjen e parë me eliminim direkt, 58%-42%, por ata e humbën 3-1 ndeshjen me gjermanët në Londër. Gjithsesi, në ndeshjen e kthimit, Arsenali fitoi 2-0 në Munih  – humbja e tretë në këtë sezon e Bajernit, – por “topçinjtë” e parën 45% të kontrollit të topit kundrejt 55 të Bajernit. Kjo teori mund të rrëzojë supermacinë e zotërimit të topit nga ana e Barcelonës, që në fakt është dhe filozofia e lojës së tyre. Çelësi i ndeshjes s’mund të jetë kurrsesi zotërimi i topit, një skëmë e njohur e Barcelonës, por presingu.

ARMA E PRESINGUT

Në “Emirates’, Bajerni i bëri një presion të fuqishëm Arsenalit në mbrojtje që, i detyruan anglezët të bënin gabime, ndërsa gjermanët të shënonin. Kundër Juventusit në Gjermani, Bajerni ushtroi presion të fuqishëm. Juventusi u dorëzua dhe humbi ndeshjen 2-0. Në ndeshjen e kthimit, Juve ushtroi presion ndaj Bajernit, por bavarezët qëndruan të qetë dhe ruajtën ritmin. Italianët u lodhën shumë dhe më në fund humbën sërish 2-0. Kur Reali i Madridit u bëri presion katalanasve në ndeshjet e tyre të fundit direkte, u duk qartë se Barcelona ishte në vështirësi të organizonte sulme duke u nisur nga gjysmëfusha e tyre. Megjithatë, kur Barcelona i ushtroi presion kundërshtarit e pati më të lehtë për të qenë e rrezikshme. Pika më e lartë e parë nga kjo perspektivë ishte ndeshja kundër Milanit. Humbi 2-0 në “San Siro”, por fitoi 4-0 në “Kamp Nou”, pas një dominimi të plotë të katalanasve.

RRESHTIMET E EKIPEVE

Me këtë në mëndje, duket se trajneri Tito Vilanova do të zgjedhë Pedro Rodriguezin dhe Aleksis Sançezin nga krahët për të kufizuar dy lojtarët energjikë të Bajernit, David Alaba dhe Filip Lam. Në mbrojtje, Karles Pujol dhe Havier Maskerano janë të dëmtuar, ndërkohë që Adriano Korreia është i pezulluar. Serxho Busket dhe Lionel Mesi, gjithashtu janë të dëmtuar, por që të dy priten të jenë gati për përballjen me Bajernin. Nga ana e Bajernit, Holger Badshtuber është prej një kohe të gjatë në listën e dëmtimeve. Mario Mandzukiç i pezulluar, ndërkohë që Toni Kros do të mungojë për shkak të një dëmtimi. Bastian Shvajnshtajger u la pushim në transfertën e Hanoverit, por ai do të jetë gati kundër Barçës. Mario Gomezh do të zëvendësojë “armikun e tij të ri”, Mandzukiçin, në vijën e parë. Gomezh shënoi 41 gola sezonin e kaluar, por ai është kritikuar për mungesën e golave në ndeshjet e mëdha. Daniel van Byjten dhe Dante do të luajnë në mbrojtje. Tomas Myler pritet të zëvendësojë Toni Krosin. Bajerni është një një formë të mirë, pasi ka fituar tri ndeshjet e fundit me një golaverazh të kombinuar 16-2, në tri ndeshje shumë argëtuese. Barcelona, për herë të parë gjatë shumë viteve, duket se është më nënvlerësuar se kundërshtari. Bajerni i Munihut po përgatitet seriozisht për gjysëmfinalen e tij kundër Barcelonës në Ligën e Kampioneve, duke shtypur 6-1 Hanoverin në fitoren e tij të 13-të rresht në Bundesligë. Fitorja e 26-të sezonale e Bajernit është gjithashtu një rekord në Bundesligë. Borusia e Dortmundit që do të presë Realin e Madridit fitoi 2-0 me Maincin.

Mesi-Riberi, dueli i shumpritur

Frenk Riberi-Lionel Mesi është dueli më i shumëpritur në Bajern-Barcelona, kjo dhe për faktin se ata janë liderët e dy ekipeve. Francezi i Bajernit është një lojtar shumë i fuqishëm, ashtu si argjentinasi është lideri i katalansve, për më tepër fituesi i katërfisht i “Topit të Artë”.

Gjykon hungarezi Viktor Kasai

Bajern-Barcelona do të gjykohet nga hungarezi Viktor Kasai. Takimi do të luhet në “Allianz Arena”. Kjo është hera e dytë që Kasai do të gjykojë Barcelonën këtë sezon. Ai e gjykoi edhe në fitoren 4-0 ndaj Milanit, në muajin mars, kështu që mund të quhet në “njeri fatsjellës”. Ai nuk është i mirëpritur në Munih, të paktën sipas mediave gjermane.

LIGA E KAMPIONEVE

GJYSMËFINALET

SOT, 23.04.2013

Bajern-Barcelona          20:45

NESËR, 24.04.2004

Dortmund-Real Madrid 20:45

Spanjë-Gjermani, duel pjesëmarrjesh

31 shtete kanë sjellë ekipet e tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Spanja kryeson me 13 ekipe pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve. Është vendi që ka paraqitur më shumë skuadra në fazën e grupeve, qysh kur kompeticioni ka këtë emër: Atletik Bilbao, Atletiko Madrid, Barcelona, Selta de Vigo, Deportivo La Korunja, Majorka, Real Betis, Real Madrid, Real Sociedad, Sevilja, Valencia, Vijarreal dhe Malaga. Në podium janë dhe Gjermania me 10 skuadra (Bajer Leverkuzeni, Bajern Munih, Borusia Dortmund, Hamburg, Hertha e Berlinit, Kaizerslautern, Shalke, Shutgart, Verder Bremen, Volfsburg) dhe Franca me 9: Osker, Bordo, Lens, Lilë, Lion, Marsejë, Monako, Nantes, Paris Saint-Germain.

Nga vendet e tjera, Anglia dhe Italia përfaqësohen me 8 ekipe, Holanda (7), Belgjika (5), Portugalia (5), Rusia (4), Zvicra (4), Turqia (4), Austria (3), Danimarka (3), Greqia (3), Rumania (3), Izraeli (3), Sllovakia (3), Suedia 3.

Flamuj serb në Himarë

Kjo është bërë nga tifozët e Himarës, klubit futbollistik në të cilën luajnë Kuzmiç dhe Zdravkoviç, që kanë kontribuar në rezultatet e mira të këtij ekipi. Himara tri ndeshjet e fundit nuk njeh humbje, ndërsa më i merituari është dyshja serbe që kanë arritur në gjysmë sezon, Kuzmiç–Zdravkoviç. Në fitoren kundër Kamzës, është kënduar në mbrëmje por nga tribuna janë përshëndetur lojtarët serbe, të cilët kanë mundur të shohin valimin e flamurit serb, thekson portali serb pressonline. “Na kanë pranuar mjaft mirë, na adhurojnë…të gjithë kanë prejardhje greke. Pas fitores kundër Kamzës kemi qenë në kafe në plazh deri në orët e vota në mbrëmjes dhe jemi kënaqur me muzikë popullore serbe. Siç thekson mbrojtësi, në Himarë i donë serbët dhe të gjithë në atë pjesë konsiderojnë se janë patriot, transmeton standardi.info. “Në Himarë të gjithë i donë serbët, dhe thonë se jemi patriotë”, thotë Kuzmiq. Zdravkovici thotë se nuk ka mundur të besojë syve kur ka shënuar gol dhe ka shikuar nga tribuna, në momentin kur tifozët vendor kanë nxjerr flamurin serb. “Kur kam shënuar gol, jam kthyer nga tribuna ku ishin tifozët tanë dhe kam parë masën me flamurin tonë. Tifozët më befasuan me atë gjest. Ndjenja ishte e paçmueshme. Kemi bërë disa rezultatet dhe tani jemi në vendin e shtatë. Tifozët na respektojnë më shumë se shqiptarët. Himara dikur ka qenë pjesë greke, ku pastaj shqiptarët e morën, por në Himarë flitet vetëm gjuha greke, dhe duket se i duan serbët”, thotë Zdravkovic.

Xhafaj shpëton sezonin e Teutës

Sulmuesi veteran Daniel Xhafaj shënoi ndoshta golin e tij më me vlerë për Teutën këtë sezon. Vlonjati realizoi në minutën e 87-të golin e fitores 2-1 ndaj Apolonisë. Dy herë golashënuesi më i mirë i Shqipërisë – me Besën dhe Flamurtarin – e mbajti ekipin në luftën për një biletë europiane. Xhafaj ka shënuar këtë edicion 9 gola, 10 më pak se kryesuesi Memelli i Flamurtarit.

Miqësore, Shqipëria U-19 humbet 2-1 me Bullgarine

Kombëtarja U-19 pësoi humbjen e radhës me homologen e saj nga Bullgaria, kësaj radhe 2-1. Takimi miqësor u zhvillua në Pogradec. Në ndeshjen e para dy ditëve në Korçë, djemtë e Foto Strakoshës humbën 4-1. Në katër takime direkt me Bullgarinë U-19, Shqipëria regjistroi 1 barazim (0-0) dhe 3 humbje, përfshirë dhe atë 4-3 në Bullgari. Pak ditë më parë, Kombëtarja U-19 barazoi 0-0 me Italinë, në Kavajë.

Azdren Llullaku ne Kombëtare

Azdren Llullaku, sulmuesi kosovar Gaz Metan në Rumani, mund të veshë fanellën e Kombëtares shqiptare. Lajmin e dha portali sportiv Asport.info që, citon lojtarin e 25-vjeçar. Llullaku, i cili ka shënuar 5 gola në 11 ndeshje në kampionatin rumun, ka lindur në Istog dhe pëlqehet nga trajneri Xhani