Hazard nderon skuadrën e Çelsit, londinezët “ngecin” ndaj Uolves

434
Sigal

Në “Stamford Bridge”, Çelsi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Uatfordit. Në këtë mënyrë londinezët kanë ndërprerë ecurinë pozitive të dy fitoreve në ndeshjet e fundit.

Sa i përket sfidës, 45 minutat e para u mbyllën me rrjetat e paprekura, ndërsa 11 minuta pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës, skuadra e trajnerit Mauricio Sarri e gjeti veten në disavantazh. Ishte sulmuesi i Uatford, Himenez i cili mposhti portierin Kepa. Ndërkohë që sulmet e Çelsit u konkretizuan vetëm në fundin e takimit, ndërsa në minutat shtesë, Hazard shënoi duke shmangur disfatën turpëruese.

Edhe pse për mënyrë se si rrodhën ngjarjet, pika mund të kënaqë londinezët, pas këtij barazimi blutë mbeten jashtë 4 vendeve të para, teksa pozicionohen të 6, për momentin jashtë zonës së Ligës së Kampionëve që është edhe objektivi kryesor i Çelsit këtë sezon.

Ndërkohë që në rast se objektivi dështon, atëherë me shumë mundësi pas një sezoni do të mbyllej dhe aventura e Sarrit në krye të stolit të Çelsit.