Hazard: Janë shumë ndeshje, të jem i sinqertë në stërvitje nuk jap gjithçka

454
Eden Hazard e ka nisur aty ku e mbylli sezonin e kaluar duke qenë futbollisti kyç i Chelsea-s së Antonio Conte-s. 26-vjeçari nga Belgjika ka shënuar gjashtë gola dhe ka siguruar katër asiste në garën e “Premier League” dhe “Champions League” deri në këtë pikë të sezonit. Në një intervistë për mediat britanike Hazard është treguar i sinqertë teksa ka deklaruar se në stërvitje nuk jep maksimumin.
“A po i mbroj këmbët në trajnim? Po, po, po, – u përgjigj 26-vjeçari pas barazimit 1-1 të Chelsea me Liverpool. – Të jem i drejtë, në stërvitje nuk jap gjithçka. Ne nuk kemi shumë pushime në sezon, kështu që përpiqem në stërvitje që të kem më shumë pushim dhe pastaj në ndeshje të jap gjithçka”. Pyetjes nëse ai ndjen se merr shumë goditje, Hazard iu përgjigj: “Po, ndonjëherë ndihem nën agresion. Ka shumë faulle ndaj meje, më shumë në kyçin e këmbës. Sidoqoftë, kjo është pjesë e futbollit dhe nuk ankohem. Unë bëj gjithçka për trupin tim, kur jam në terren. E di se trupi im është i fortë dhe unë po punoj për këtë. Jam me fat që kam shëndet të mirë, kujdesem fort për trupin tim, sa më mirë që mundem”.
Sigal