Hazard ‘hipnotizon’ Bernabeun, por nuk thyhet rekordi i Cristiano Ronaldos

519
Sigal

Eden Hazard u prezantua para tifozëve të Real Madridit, duke u konfirmuar si ylli i tyre më i ri.

Nuk kishte si të mungonte pritja madhështore për belgun që tej mbushi shkallët e “Santiago Bernabeu” dhe mori vëmendjen e të gjithë mediave sportive, në mbarë botën.

Gjithsesi kjo nuk ka mjaftuar sepse rekordin për pjesëmarrjen më të lartë të tifozëve në “Bernabeu” e mban Cristiano Ronaldo.

Plot 70 mijë tifozë e kanë ndjekur nga afër prezantimin e portugezit në vitin 2009, ndërsa për belgun kanë shkuar rreth 50 mijë tifozë të “Los Blancos”, shkruan “MARCA”.