Sigal

Në ndeshjen kundër Newcastle, Chelsea do të tentojë ta vazhdojë formën e treguar deri më tani, pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para të sezonit të ri të Premierligës. Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 17:00 në stadiumin “Saint James Park” të Newcastleit.

Skuadra e Maurizio Sarri, së fundi, janë treguar të suksesshëm kundër rivalëve të qytetit, Arsenal, në Stamford Bridge. Megjithatë, ata janë ende duke i përshtatur taktikave dhe stilit të lojës të trajnerit të ri, Sarrit, përcjell Gazeta Express.

Ndërsa, Newcastle nuk ka arritur të fitojë asnjërën nga dy ndeshjet e para të këtij sezoni. Ata e filluan sezonin e ri të Premierligës me humbje në shtëpi kundër Tottenhamit, dhe pastaj barazuan kundër Cardiff Cityt.

Newcastle i ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Chelseat, të fundit me rezultat 3-0 në javën e fundit të sezonit të kaluar të Premierligës. Ndërsa, Chelsea i ka humbur 11 ndeshje si mysafir kundër Newcastleit, vetëm kundër Arsenalit (12) dhe Liverpoolit (13) ka rekord më të keq. /Gazeta Express/

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Chelsea:

Newcastle United: