Haxhiaj: “Botërori i Barcelonës, shans për Olimpiadën Rinore 2014”

154

Flet Sekretarja e Notit: “Shqipëria përfaqësohet me katër notarë në Kampionatin e 15-të Botëror”

Kombëtarja shqiptare e notit do të marrë pjesë në Kampionatin e 15–të Botëror në pishina 50-metërshe, që po zhvillohet në Barcelonë të Spanjës. Sipas sekretares së Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Notit, Suela Haxhiaj, noti shqiptar do të përfaqësohet me katër përfaqësues, dy femra dhe dy meshkuj të vitlindjes 1996: Noel Borshi (100 me stil flutur); Anxhela Kashari (50 metra stil i lirë); Ervin Zekthi (200 metra stil i lirë) dhe Klavios Meça (400 metra stil i lirë). Sportistët tanë marrin pjesë me ftesë nga Federata Botwrore e Notit (FINA). Presidenti i Federatws Shqiptare tw Notit, zoti Agim Çiraku, ka ofruar mbwshtetjen e tij financiare pwr sportistwt pjeswmarrws nw Botwrorin e Barcelonws. Ekipi shqiptar përbehet nga katër notarët, trajneri Tomor Dano si dhe shefi i delegacionit, Emin Lishi. Nisja drejt Barcelonës do të bëhet më 25 korrik. Botërori i Barcelonës ka nisur me 19 korrik dhe përfundon me 4 gusht.

 – Shqipëria do të marrë pjesë në Botërorin e Notit, që po zhvillohet prej disa ditësh në Barcelonë, një aktivitet ndërkombëtar ku marrin pjesë disa nga notarët më të mirë të Botës. Si po përgatitet Federata?

– Në Kampionatin Botëror të Notit në Barcelonë, Shqipëria do të përfaqësohet me një ekip prej katër sportistësh, dy meshkuj dhe dy femra. Ky numër pjesmarrje është përcaktuar nga Federata Botërore e Notit, FINA, për ekipet që nuk i kanë kapur normat kualifikuese. Është një praktikë e njohur botërore për, çdo vend që nuk i ka kapur normat. Sportistët do të përfaqësohen vetëm me një garë. Në kampionatet botërore që, janë organizuar një vit para fillimit të Lojërave Olimpike janë dërguar ata notarë që janë kandidagtë potencialë për të marrë pjesë në Olimpiadat e një viti më vonë. Duke qenë se, në vitin 2014 në Nanjing të Kinës do të zhvillohet Lojërat Olimpike Rinore, kushti i pjesëmarrjes kanë qenë sportistët e vitlindjeve 1996-1999.

– Kush kanë katër notarët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Barcelonë?

– Noti shqiptar do të përfaqësohet me katër përfaqësues, dy femra dhe dy meshkuj të vitlindjes 1996: Noel Borshi në 100 m stil flutur; Anxhela Kashari në 50 m stil i lirë; Ervin Zekthi në 200 m stil i lirë dhe Klavios Meça në 400 metra stil i lirë. Vitlindja 1996 është dhe kufiri maksimal në përfaqësimin e Lojërave Olimpike Rinore. Shqipëria ka marrë pjesë vazhdimisht në evenimentet e mëdha dhe jemi mbështetur nga Federata Botërore e Notit dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Noti ka qenë i pranishëm në Olimpiadën e Londrës (2012) me Sindi Hoxhën dhe Noel Borshit, ndërsa në atë të Pekinit (2008), nga Sidni Hoxha dhe Rovena Marku, por me ftesa.

– A kemi pretendime me këta sportistë në Botërorin e Barcelonës?

– Të jemi të qartë se, në Botërorin e Barcelonës do të marrë pjesë ajka e notit botëror, sportistë të niveleve shumë të larta dhe me eksperiencë të madhe ndërkombëtare, fitues trofesh dhe medaljesh. Gjithsesi, edhe ne kemi pretendimet tona. Kështu, presim që Noel Borshi, e cila do të marrë pjesë në 100 m stil flutur të kapë normën e përfaqësimit në Lojërat Olimpike Rinore. Në fakt, me rezultatet e saj të mëparshme ajo e ka rritur normën, por është si kusht që ajo të realizohet në disa evenimente të përcaktuara nga FINA, që fillojnë me Botërorin e Barcelonës.  Edhe Evin Zekthi konsiderohet një kandidat potencial për të kapur normën e kualifikimit për Lojërat Olimpike Rinore.

– Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar në vendin tonë, kampionati i notit deri në moshat 13-14 vjeçare dhe Kupa e Shqipërisë, dy aktivitete zyrtare. Çfarë prodhuan ato?

– Në lidhje me dy aktivitet zyrtare, të planifikuara në kalendarin e aktiviteteve, dua të theksoj faktin se, në kampionatin e moshave deri në 14 vjeç, të zhvilluar nga data 10-11 korrik pati një pjesëmarrje masive, me rreth 250 sportistë të kategorive deri në moshën 14 vjeç, të ndara në dy kategori: ajo e të vegjëlve, deri në moshën 10 vjeç dhe tjetra, 11-14 vjeç. Pati disa notarë të talentuar. Spikatën ekipi i femrave “Te Stela”, një ekip në formim e sipër, por me potencial të madh. Për meshkuj doli “Tirana”. Kupa e Shqipërisë ishte një vazhdimësi i kampionatatit të fëmijëe. Edhe këtu, në renditjen ekipore për meshkuj doli Tirana, ndërsa si sportisti më i mirë Eduard Cane, po i Tiranës, ndërkohë që për femra, vendin e parë ekipor e zuri “Te Stela”, ndërsa si notare Anxhela Kashari e Tirana Delfin Sport (TDS).

– Cilat janë aktivitet e tjera zyrtare për këtë vit?

– Në fillim të muajit shtator (4-5) do të zhvillohet Kampionati Kombëtar i Notit në pishinën e Akuadromit në Tiranë, ndërkohë disa ditë më pas do të zhvillohet maratona në Sarandë. E reja e maratonës së këtij viti, ka të bëjë me maratonën e gjatë që do të realizohet nga Andi Kongoli, i cili do të notojë nga ishulli i Korfuzit në Greqi në drejtim të Sarandës. Ky aktivitet do të organizohet nën kujdesin e posaçëm të Presidentit të Federatës Shqiptare të Notit, zoti Agim Çiraku.

 Botërori i Barcelonës

 Kampionati i 15-të Botëror i Notit do të zhvillohet në Barcelonë të Spanjës, nga 20 korriku deri më 4 gusht. “Barcelona 2013” ka gjashtë disiplina ujore: notim, vaterpol, zhytje, kërcime nga trampolina, sporte të hapura dhe not të sinkronizuar. Ceremonia e Hapjes u zhvillua, më 19 korrik 2013.

  181 vende

Në Botërorin e Barcelonës do të marrin pjesë notarë nga 181 vende.

 68 medalje

Në total në Botëror do të jepen 68 medalje të arta, 40 prej tyre në notim.

Sportistët e zgjedhur

 “Katër sportistët e zgjedhur prej nesh, – tha sekretarja e Përgjithshme e FSHN-së, Haxhiaj, – kanë të bëjnë edhe me faktin, e të qenit kandidat olimpik për Lojërat “Nanjing 2014”. E njëjta gjë ka ndodhur në vitin 2003, në vitin 2007 dhe 2011, pra Lojërat Olimpike Verore në “Athinë 2004”, “Pekin 2008” dhe “Londër 2012”, ashtu si dhe në Lojërat Olimpike Rinore në vitet përkatëse. Federata Botërore e Notit na ka mbështetur vazhdimisht, si me ftesat që na ka dërguar, ashtu dhe me akomodimin e sportistëve. Për këtë arsye, Federata e Notit do të dërgojë ata notarë që, priten të jenë kandidatë potencialë për Lojërat Olimpike Rinore “Nanjing 2014”. Si Botërori i Barcelonës, ashtu dhe Lojërat Olimpike Rinore janë dy evenimente ndërkombëtare madhore. Përzgjedhja e katër sportistëve është bërë pas konsultimeve me ekipet dhe shoqatat e notit në Shqipëri, duke përmbushur edhe kriteret përkatëse”.

  Me not, nga Korfuzi në Sarandë

 E reja e maratonës së këtij viti, ka të bëjë me maratonën e gjatë që do të realizohet nga Andi Kongoli, i cili do të notojë nga ishulli i Korfuzit në Greqi në drejtim të Sarandës. Ky aktivitet do të organizohet nën kujdesin e posaçëm të Presidentit të Federatës Shqiptare të Notit, zoti Agim Çiraku.

 KUPA E SHQIPËRISË

FITUESIT

 MESHKUJ

Vendi i parë, ekipor: Tirana 283 pikë

Sportisti më i mirë: Eduard Cane (Tirana) 2116 pikë FINA

FEMRA

Vendi i parë, ekipor: Te Stela 146 pikë

Sportistja më e mirë: Anxhela Kashari (TDS) 2233 pikë FINA

Notarët e Olimpiadave

 Shqipëria është përfaqësuar në Lojërat Olimpike me disa notarë, pavarësisht se ata kanë shkuar atje me ftesa: në “Barcelona 1992” mori pjesë Frank Leskaj, në “Athinë 2004” morën pjesë Kreshnik Gjata dhe Rovena Marku, në “Pekin 2008” morën pjesë Sidni Hoxha dhe Rovena Marku, ndërsa në “Londër 2008”, Sidni Hoxha dhe Noel Borshi. Pjesëmarrja e fundit ndërkombëtare është ajo e Lojërave Mesdhetare “Mersin 2013”, ku Shqipëria u përfaqësua Noel Borshin dhe Anxhela Kasharin.

82 vjet not

 Noti shqiptar ka një histori zyrtare 82-vjeçare, qysh kur u zhvilluar Kampionati i Parë në vitin 1931, por gjurmët e tij datojnë më herët, të paktën veprimtaritë lokale në Shkodër janë zhvilluar nga viti 1920. Veprimtaritë lokale të notit ishin zhvilluar qysh në vitin 1920 në Shkodër, ndërsa në vitin 1928 në Vlorë, por Kampionati i Parë shqiptar i Notit është organizuar më 23 gusht të vitit 1931, pra kur Shqipëria ishte Mbretëri. Kampionati u zhvillua në det të hapur, në molin e Durrësit