Hasan Lika: Kundërshtari kishte mungesa, e menaxhuam mirë lojën

571
Për trajnerin e Luftëtarit, Hasan Lika, fitorja ishte e merituar ndaj Flamurtarit, edhe pse ai thekson se u përfitua shumë nga mungesat e disa titullarëve të skuadrës vlonjate. “Ne luajtëm mirë dhe u munduam ta menaxhonim lojën dhe avantazhin. Ndoshta na ndihmuam edhe nga mungesat e Flamurtarit, por ne nuk kemi lënë shumë hapësira kundërshtarit, madje, nëse do të ishim treguar më qetë, mund të kishim shënuar edhe ndonjë gol tjetër”, kështu deklaroi fillimisht Hasan Lika i Luftëtarit, i cili theksoi më pas se objektivat e skuadrës së tij nuk kanë ndryshuar. “Me këto tri pikë, ne mendojmë që të ngjitemi sa më lart, e për këtë kemi besim se do ta bëjmë realitet”, përfundoi trajneri Hasan Lika i Luftëtarit.
Sigal