Harry Kane: Shpresoj të rikuperohem për finalen, s’di si ta spostoj nga formacioni

507
Sigal

Harry Kane ishte mungesa e madhe e gjysmëfinaleve të këtij edicioni në Champions League, por Tottenhami arriti që të merrte një fitore të madhe në sfidën e kthimit ndaj Ajaxit në shifrat 3-2. “Spursat” siguruan për herë të parë në histori finalen e Champions League. Sulmuesi është shprehur i lmtur për këtë arritje të madhe të shokëve të tij, ndërkohë që ka konfirmuar edhe se po përgatitet për të qenë gati për finalen e madhe të Madridit.

“Shpresoj se do të jem gati për finalen. Rehabilitimi po ecën mirë deri tani. Nuk mund të flas me siguri, do të shohim, por shpresoj të jem në dispozicion të trajnerit.

Ka ende disa javë. Lucas ka shënuar një tripletë ndaj Ajax dhe më duket e vështirë ta spostoj nga formacioni. Kemi mundur Manchester City në çerekfinale, tani Ajax në gjysmëfinale, shpresoj të jap kontributin tim në finalen e trofeut”, deklaroi sulmuesi anglez