Harry Kane: Humbjen nuk e prisnim , do na dëmtojë për një kohë të gjatë

571
Sigal

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane nuk mundi që të linte gjurmë as në ndeshjen ndaj Kroacisë, duke mos mundur që të ndihmojë ekipin për të arritur deri në finale. Në një intervistë të dhënë për mediat angleze bomberi i Tottnehemit është shfaqur shumë i zhgënjyer.

“Jemi të shkatërruar, kemi punuar shumë, tifozët ishin të pabesueshëm, por ishte një lojë shumë e vështirë, një ndeshje 50-50. Edhe pse nëse shikojmë se çfarë ka ndodhur, mendoj se mund të kemi bërë mirë. Humbja do të na dëmtojë për një kohë të gjatë, por është një përvojë fantastike, përtej rezultatit.

Ne patëm disa shanse kur ishim me rezultatin në favorin tonë, por nuk kishim mjaft presion dhe nuk i shfrytëzuam mirë ato raste që patëm. Ne kemi punuar shumë, por ne e dimë se në ndeshje të tilla, janë detajet ato që përcaktojnë gjithçka. Kroacia luajti mirë dhe na e bëri shumë të vështirë për ne”, deklaroi Kane.