Sigal

Performanca e shkëlqyer në Botërorin e Rusisë shpërblen Kylian Mbappé që tashmë kurorëzohet me statusin e fenomenit, e diçka të tillë e vërteton edhe fakti se 19-vjeçari francez ka eklipsuar edhe brazilianin Neymar që rendidet vetëm i treti në klasfikimin e yjeve botëror të skenës futbollistike.

Edhe pse sezoni i shkuar i pa të dy lojtarët e Paris Saint Germain me rezultate shumë pozitive, Botërori duket se bëri diferencime mes tyre.Neymar nuk arriti të përmbushte pritshmëritë duke mos u shfaqur në nivelin e pritur prej tij, ndërkohë që Mbappe rezultoi të ishte një ndër më të mirët e evenimentit madhor duke u kurorëzuar edhe kampion bote me përfaqësuesen franceze.

Krahas një fakti të tillë, kujtojmë se sulmuesi ka ndërruar edhe numrin e fanellës nga 29 në 7 duke realizuar endrrën për të ecur në gjurmët e ikonës së tij Cristiano Ronaldo por që njëherazi e kthen Mbappen në protagonistin që monopolizon fasadën zyrtare të klubit kryeqytetas.

Nga ana tjetër Neymar, qëndron thuajse në hije bashkë me Thiago Silva, Marquinhos dhe Edinson Cavanin. Ky i fundit ishte idhulli i tifozerisë sezonin e shkuar edhe pse më pak i mediatizuar krahahasuar me blerjet e bujshme të klubit, por falë sakrificave dhe golave fitoi mbështetjen e tifozerisë, të cilët qëndruan krah tij edhe në episodin që krijoi polemika të mëdha mes tij dhe Neymar.

Sidfoqoftë ndryshe nga viti i shkuar lufta për protagonistin është fituar nga Mbappe që është kthyer në emrin më të lakuar dhe që shet më shumë për klubin e sheikut Al Khealifi,e që zbeh automatikisht domincanën e Neymar që konsiderohej si princi i Parisit.

Eklipsimi ishte arsyeja pse braziliani u largua nga katalanasit e Barcelonës, ndaj edhe pse sulmuesi 26-vjeçar vendosi të vijojë aventurën e tij franceze me Paris Saint Germain mbetet për t’u parë se sa gjatë do të mund ta durojë egoja e tij shkëlqimin e Mbappes.