Hamilton për herë të 4 kampion bote, triumfon pas startit katastrofik

545
Lewis Hamilton është shpallur kampion bote për herë të katërt në “Formula 1”. Britanikut në fillim të garës i duhej vendi i 4 për tu kurorëzuar si më i miri i këtij edicioni, por në fund ia ka arritur qëllimit duke e mbyllur në vendin e 10.
Ka nisur ashtu siç nuk mund të pritej kurrë gara për Çmimin e Madh të Meksikës, me dy pretendetët Vettel dhe Hamilton që pa mbaruar xhiroja e parë e kanë parë veten në dy vendet e fundit.
Vettel nisej i pari, por Verstappen e ka parakaluar duke pasur edhe një kontakt mes tyre, piloti i Ferrarit është parakaluar menjëherë edhe nga Hamilton.
Por në kthesë ka pasur një tjetër kontakt, këtë herë mes Vettel dhe Hamilton, ku pjesa e përparme e Ferrarit është shpërbërë kur ka kapur në gomën e Mercedesit të Hamilton.
Kjo përplasje i ka detyruar dy pretendentët për titull që të përfundojnë të fundit derisa sa kanë shkuar në bokse për të bërë modifikimet e nevojshme.
Hamiltonit i nevojitet minimumi vendi i pestë për t’u shpallur kampion, një detyrë që vështirë se mund të arrihet në garën e sotme.
Ndërkohë ka nisur edhe hetimi për atë aksident tresh mes 3 Vettel, Verstappen dhe Hamilton që u nisën të parët në këtë garë.
Sigal