Hamilton kampion dhe në marketing, logot “pushtojnë” uniformën e britanikut

696
Nga gara e Australisë, Lewis Hamilton do të vazhdoj të mbroj titullin kampion në botërorin e Formula 1. 
Me skuderinë Mercedez që i ka vënë në dispozicion një makinë me motorr me 1.000 kuaj fuqi, piloti anglez do të ketë dhe një shtysë tjetër për të arritur triumfin në fundin e kampionatit. 
Një marrëveshje sponsorizimi në vlerë 100 milionë funte (rreth 115 milionë euro) do ta shoqëroj gjatë gjithë vitit. Shifra të çmendura, por për shifrat që po qarkullojnë ditëve të sotme në botën e sportit nuk janë aspak “uau”. Plot 8 logo do të “qendisen” në uniformën e 4 herë kampionit të Formula 1, ku nuk mungojnë kompania e veshjeve sportive, Puma apo dhe banka qëndrore e Zvicrës. 
Po ashtu, Hamilton ka marrëveshje me kompani sipërfshirë Tommy Hilfiger, Bose dhe Monster Energy – duke shtuar edhe rreth 10 milionë funte (afro 11.5 milionë euro) që përfiton nga kontrata me skuderinë gjermane.
Në ditët e ardhshme piloti britanik pritet të firmosë, një kontratë të re trevjeçare me Mercedesin, me një përmirësim të ndjeshëm të pagës bazë.


Sigal