Hamilton “fluturon” në Soçi, plus 50 nga Vettel

508
Sigal

Lewis Hamilton nuk njeh rival as në Soçi. Piloti anglez i Merdecez ka mahnitur në çmimin e Madh të Rusisë duke prerë i pari finishin dhe duke dërguar në 50 pikë distancën me Sebastian Vettel. Triumfi i britanikut ka ardhur edhe në sajë të vendimit të skuadrës Mercedes, e cila ka ngadalësuar Bottasin për t’i dhënë atij fitoren dhe praktikisht titullin kampion të botës.

Finlandezi u rendit në vendin e dytë, ndërsa podiumi u plotësua nga piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili nuk arriti të marrë më të mirën nga pista e Rusisë.

Kur kanë mbetur edhe 5 gara nga fundi i kampionatit, piloti britanik i Mercedesit kryeson me 306 pikë, 50 më shumë sesa Vettel i Ferrarit.