Hamdi Salihi, në luftë me Ervin Skëlën

519
Sigal

Sulmuesi shkodran ka shënuar deri tani 11 gola me fanellën e Kombëtares, aq sa Altin Raklli

Hamdi Salihi shënoi golin e vetëm të Shqipërisë në humbjen 2-1 me Zvicrën, në takimin e zhvilluar në “Qemal Stafa” dhe të vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Brazil 2014”. Goli i sulmuesit shkodran u shënua në minutën e 89-të, por pa mundur të prishë avantazhin 2-0 të helvetëve. Disa minuta më parë, ai kishte humbur një rast të pastër, kur me portën bosh nuk shënoi me kokë nga një distancë e afërt, atëherë kur ndeshje ishte 0-1, e që mund t’i kishte dhënë një tjetër rrjedhë lojës. Gjithsesi, me ndeshjen kundër Zvicrës të lënë pas dhe me atë të Qipros, me të cilën do të ndeshemi të martën, Hamdi Salihi me golin e tij të dytë në këto kualifikuese – pas atij në fitoren 1-0 kundër Norvegjisë në Oslo, është barazuar me nga 11 gola me Altin Rrakllin, duke u shndërruar kështu në shënuesin e katërt më të mirë të Kombëtares. 11 gola të shënuar në 45 ndeshje me Kombëtaren. Më mirë se ish-lojtari i Vllaznisë, Tiranës, Rapidit të Vjenës, DS Junaitid i Uashingtonit dhe tashmë i Jiangsy Saintu në kampionatin kinez ka përpara vetëm tre lojtarë: Ervin Skelën (12 gola), Alban Bushin (14) dhe Erjon Bogdanin (19), ky i fundit është dhe rekordmeni përs u përket golave me Kombëtaren. Të tre këta e kanë mbyllur me përfaqësuesen: Skela dhe Bushi i kanë dhënë lamtumirën prej dy vjetësh, ndërsa Bogdani nuk po thirret prej katër ndeshjesh. Pikërisht, Salihi synon në Qipro të shënojë një gol dhe të arrijë Ervin Skelën, një prej futbollistëve më të mirë që ka nxjerrë Shqipëria. Pas ndeshjes me Zvicrën, në lidhje me rastin e humbur, Salihi tha: “Unë e ndoqa aksionin dhe t’ju them të drejtën, mendova se Roshi do të pasonte dhe u përgatita për këtë gjë. Kur topi goditi traversën, erdhi papritur tek unë. U mundova që ta devijoja drejt portës, por për fat të keq shkoi jashtë”. Salihi ishte i vetëm në sulm: “Kur ke një partner, normale që është më mirë, pasi përgjysmohen detyrat dhe njëkohësisht përgjysmohet edhe lodhja fizike. Siç e thashë edhe më parë, që ne përgatitëm një ndeshje taktike këtë herë dhe e bazuam mbështetjen e sulmit te futbollistët e krahëve si Rama dhe Gashi, ose Roshi më pas, të cilët gjithashtu avancojnë në fushë. Gjithsesi, duhet pranuar se ne nuk kemi luksin të lëmë jashtë futbollistë si Edgar Çani apo Edmond Kapllani, të cilët mund të jenë të rëndësishëm në çdo ndeshje. 242 në 275 ndeshje ndërkombëtare (dhe 444 të pësuar). Kaq ka shënuar (dhe pësuar) Shqipëria e futbollit, në takimet zyrtare (për eliminatoret e kampionateve botërore dhe europiane), miqësoret apo turnetë ndërkombëtare ku ka marrë pjesë (si ai i Norçias në Itali apo ai “Rothmans” në Maltë). 242 gola janë shënuar nga takimi i parë i Kombëtares sonë, ai kundër Malit të Zi, që për fat të keq nuk njihet nga FIFA. Një takim i fituar 5-0, i zhvlluar më 22 gusht 1946 në Shkodër, ku shënuan me radhë Qamil Teliti (29’), Ruzhdi Bizhuta (35’), Xhelal Juka (60’ dhe 62’) dhe sërish Qamil Telit (75’), dhe deri tek ai fundit, i Ergys Kaçes në fitoren 2-1 të Shqipërisë ndaj Armenisë (14 gusht 2013). Ka disa momente pikante të golave të Kombëtares, apo disa “milestone”, siç mund të shprehemi. Pal Mirashi, me golin e tij kundër Jugosllavisë në Kampionatin Ballkanik, është edhe autori i golit të parë ndërkombëtar të Shqipërisë, në një ndeshje zyrtare. Ngjarja historike ka ndodhur, më 7 tetor të vitit 1946, në humbjen 2-3 me Jugosllavinë. Bogdani është golashënuesi më i mirë shqiptar në eliminatoret e botërorëve me 10 gola, ndërsa Edmond Kapllani është golashënuesi më i mirë shqiptar në eliminatoret e europianeve me 5 gola.

11 GOLAT E SALIHIT

Në ndeshje zyrtare (6)

Suedi-Shqipëri       4-1 (Z)

Shqipëri-Luksemburg 1-0  (Z)

Shqipëri-Bjellorusi 1-0  (Z)

Shqipëri-Rumani            1-1  (Z)

Norvegji-Shqipëri    0-1 (Z)

Shqipëri-Zvicër            1-2 (Z)

Në ndeshje miqësore (5)

Shqipëri-Maltë       3-0 (M)

Mali i Zi-Shqipëri   0-1 (M)

Shqipëri-Andorrë     1-0 (M)

Shqipëri-Uzbekistan 1-0  (M)

Shqipëri-Mali i Zi   3-2  (M)

Sulmuesi ka realizuar 11 gola në ndeshjet zyrtare dhe tetë në ato miqësore

Erjon Bogdani, rekordmeni me 19 gola

Rekordin absolut përsa i përket golave të shënuar me fanellën kuqezezë e mban Erjon Bogdani: 19 gola. Aktualisht, 36-vjeçari Bogdani është pa ekip. Bogdani u ka shënuar këtyre eipeve: Malta (3), Danimarkë (2), Ukrainë (2),  Maqedoni (2), Kazakistan (1), Bjellorusi (1), Portugali (1), Qipro (2), Mali i Zi (1), Francë (1), Luksemburg (1), Katar (1), Gjeorgji (1). Golat sipas ndeshjeve: 11 gola në ndeshjet zyrtare, 8 në miqësore. “Er-Bomber” ndiqet nga afër nga Alban Bushi (14 gola), Ervin Skela (12) dhe Altin Rraklli (11) dhe Hamdi Salihi (11). Igli Tare, Sokol Kushta kanë shënuar nga 10 gola. Bogdani, duket se i ka dhënë fund me Kombëtaren, pasi të paktën në katër ndeshjet e fundit, ato me Slloveninë, Islandën, Zvicrën dhe Qipron nuk është thirrur nga trajneri Xhani De Biazi. Aktualisht, në aktivitet është Hamdi Salihi, por shkodranit i duhen edhe tetë gola për t’u baerazuar me Erjonin.

Golashënuesit

19: Erjon Bogdani

14: Alban Bushi

12: Ervin Skela

11: Altin Rraklli, Hamdi Salihi

10: Sokol Kushta, Igli Tare

8: Adrian Aliaj

7: Bledar Kola

6: Loro Boriçi, Edmond Kapllani, Klodian Duro

5: Ilir Përnaska, Rudi Vata

4: Pal Mirashi, Qamil Teliti, Panajot Pano, Edvin Murati,  Edgar Çani

3: Zihni Gjinali, Mehdin Zhega, Muhedin Targaj, Bedri Omuri, Altin Lala, Altin Haxhi, Florjan Myrtaj, Valdet Rama

2: Kolec Kraja, Arben Minga, Shkëlqim Muça, Hysen Zmijani, Eduard Abazi, Besnik Hasi, Besart Berisha, Ansi Agolli, Jahmir Hyka, Emiljano Vila

1: Aristidh Parapani, Vafsi Biçaku, Skënder Jareci, Refik Resmja, Miço Ndini, Astrit Ziu, Sabah Bizi, Ramazan Rragami, Mihal Gjika, Shqyri Ballgjini, Sefedin Braho, Millan Baçi, Genc Tomori, Agustin Kola, Mirel Josa, Ylli Shehu, Ilir Kepi, Sulejman Demollari, Salvador Kaçaj, Arian Bellai, Anesti Qëndro, Enkelejd Dobi, Ë Pano, Bajram Fraholli, Mahir Halili, Ilir Shulku, Devis Mukaj, Edmond Dalipi, Roland Zajmi, Vioresin Sinani, Ervin Fakaj, Indrit Fortuzi, Mehmet Dragusha, Lorik Cana, Debatik Curri, Armend Dallku, Gjergji Muzaka, Ervin Bulku, Elis Bakaj, Armando Sadiku, Alban Meha, Migjen Basha, Ergys Kaçe

REKORDMENËT

Rekordmeni absolut

Erjon Bogdani, 19 gola

Golashënuesit më të mirë

Në eliminatoret e Botërorit

Erjon Bogdani, 10 gola

Në eliminatoret e Europianit

Edmond Kapllani, 5 gola

Në ndeshjet miqësore

Ervin Skela, 8 gola

TOP 10 LOJTARËT E SHQIPËRISË

Sipas numrit të ndeshjeve

Lojtari                  Vitet       N    G

1 Altin Lala             1998–2011   79   3

2 Klodian Duro           2001–2011   78   6

3 Erjon Bogdani          Nga 1996-   76   19

4 Ervin Skela            2000-2011   75   13

5 Foto Strakosha         1990-2004   73   0

6 Lorik Cana             Nga 2001-   71   1

7 Igli Tare              1997-2007   68   10

8 Alban Bushi            1995-2011   68   14

9 Altin Haxhi            1995-2009   67   1

10 Altin Rraklli         1992-2005   63   11

Sipas numrit të ndeshjeve

Lojtari                  Vitet       N    G

1 Erjon Bogdani          Nga 1996-   76   19

2 Alban Bushi            1995-2011   68   14

3 Ervin Skela            2000-2011   75   13

4 Hamdi Salihi           Nga 2006    45   11

5 Altin Rraklli          1992-2005   63   11

6 Sokol Kushta           1987-1996   10   31

7 Igli Tare              1997-2007   68   10

8 Adrian Aliaj           2002-2006   8    29

9 Bledar Kola            1994-2007   6    39

10 Edmond Kapllani       2004-2013   6    37

Fetel, “Perandori” i Japonisë

Sebastian Fetel fitoi Çmimin e Madh të Japonisë, gara e pestë rresht në këtë sezon, duke çuar në 90 pikë avantazhin ndaj Fernando Alonsos. Me avantazhin prej 90 pikësh kur kanë mbetur edhe katër gara nga përfundimi i Botërorit të Formula 1, Sebastian Fetelit i duhen edhe 10 pikë të tjera në Çmimin e Madh të Indisë për të fituar titullin e katërt rresht kampion, duke u barazuar kështu me Alen Prost. Më shumë herë kampionatin e Formula 1 e ka fituar gjermani Mikael Shumaker (7 herë) i ndjekur nga argjentinasi Manuel Fanxho (5 herë). Kjo ishte fitorja e tij e 35-t në karrierë, ndërkohë që për të ishte suksesi i katërt rresht në Çmimin e Madh të Japonisë dhe e nënta për këtë sezon. Piloti i Red Bullit bëri një fundjavë të shkëlqyer në Suzuka të Japonisë. Pas tij u renditën Mark Ueber po i Red Bullit dhe Groszhën i Lotusit. Garat e mbetura janë ato të Indisë (27 tetor), Abu Dabit (3 nëntor), Shteteve të Bashkuara (17 nëntor) dhe Brazilit (24 nëntor).

RENDITJA

PILOTËT

1 S. Fetel      297 pikë

2 F. Alonso     207 pikë

3 K. Raikonen   177 pikë

SKUDERITË

1 Red Bull      445 pikë

2 Ferrari       297 pikë

3 Mercedes      287 pikë