Habiten mediat greke me emrat e mëdhenj që drejtojnë e bashkëpunojnë te Partizani

101
Sezonin e fundit shumë emra të mëdhenj të futbollit i janë bashkuar skuadrës së Partizanit. Kjo i ka bërë përshtypje edhe gazetës greke, “gazzetta.gr”, e cila në një artikull ka shprehur habinë lidhur mbi këtë fakt.
Pak muaj më parë klubi kryeqytetas njoftoi se kishte arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me legjendën braziliane të futbollit Bebeto për të sjellë në Shqipëri futbollistë brazilian të akademisë së tij. Ndërkohë nga sezoni i shkuar drejtoi ‘famoz’ Luçiano Moxhi dhe ish-futbollisti i Juventusit Mark Luliano kanë marrë poste drejtuese te kryeqytetasit.
Artikulli shprehet se qëllimi i këtyre afrimeve me emër, është të rrisë performancën e Partizanit në europë, apo edhe të kualifikohet për në grupet e Ligës së Kampioneve.
Pavarësisht emrave të mëdhenj situata te Partizani në këto javët e para nuk është aspak ashtu siç pritej pasi skuadra ka marrë vetëm 1 fitore në 5 ndeshje. Gjithsesi presidenti Gazmend Demi vijon ti qëndrojë besnik stafit që ka zgjedhur.