Haaland, shënoi në “Anfield” 21 vite pas babait të tij

468
Sigal

Në pasditen e ftohtë të “Boxing Day” të vitit 1997, Alf-Inge Haaland shënoi për Leed United, në “Anfield” golin e nderit ndaj Liverpoolit. Ai luajti për disa sezone në futbollin angleze, duke luajtur me skuadra si Nottingham Forest, Leeds United dhe Manchester City, teksa pas një ndërhyrje kriminale të Roy Keane në derbin e Manchesterit në prill të vitit 2001 la karrierën si futbollist.

21 vite, 9 muaj dhe 4 ditë pas 26 dhjetorit të vitit 1997, djali i tij Erling Braut Haland u bë protaonist duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm (3-3), ndërkohë që ndeshja u mbyllë 4-3 në favor të të kuqve.

“Tani kemi të njëjtën numër golash. Babai gjithmonë më thoshte: Shëno në Anfield, shënon në Anfield”. Pas tripletës në ndeshjen e parë ndaj Genk, Haaland shënoi edhe një gol ndaj Liverpoolit, duke e çuar në katër numrin total të golave. Bomberi 19-vjeçar ka shënuar 18 gola në 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Image