Güneş: Skënderbeu dinamik, por ne arritëm objektivin

461
Pas ndeshjes mes Skënderbeut dhe Bëşiktaşit të luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” trajnerët e dy skuadrave kanë mbajtur një konferencë për mediat.
“Ishte një ndeshje që duhet të fitonim dhe bëmë atë që duhej. Skuadra e Skënderbeut është dinamike. Në pjesën e parë të ndeshjes ne luajtëm një lojë të mirë. Ndërsa në pjesën e dytë patëm një shtypje nga skuadra kundërshtare, por arritëm të bënim atë që dëshironim” tha trajneri i Beşiktaş-it, Güneş në përfundim të fjalës së tij. 
Nga ana tjetër trajneri i skuadrës korçare, Skënderbeut, Mirel Josa u shpreh se është i kënaqur deri diku për mënyrën sesi u bë kjo ndeshje dhe shtoi më tej se Skënderbeu është një skuadër që luan shumë me topin.
“Ne e njohim Beşiktaş-in dhe e dinim se me çfarë skuadre kemi të bëjmë. Kishte shumë lojtarë që nuk luanin, megjithatë skuadra jonë luajti lojën me qetësi dhe deri në fund. Un mendoj që duhet të mbaronte edhe barazim. Në minutat e fundit mund edhe të shënonim. Kur e dimë se me çfarë skuadre kemi të bëjmë. Një skuadër që është në një nivel shumë të lartë si në superligën turke ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Edhe pse e tillë kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur” u shpreh Josa në vazhdim të fjalës së tij.
Ndërkohë në lidhje me gjendjen e grupit ku Skënderbeu luan Josa tha që primar është kampionati vendas.
Marrë nga Anadolu 
Sigal