“Guida” e grupit I, nga Portugalia te Shqipëria

556
Sigal

Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar nga një portret pesë ekipeve të grupit tonë eliminator

Faqja zyrtare e UEFA-s u kushtoi një speciale në formë “guide” grupeve të dala nga hedhja e shortit të Kampionatit Europian. Një e tillë ishte dhe grupin I, ku marrin pjesë Portugalia, Danimarka, Serbia, Armenia dhe Shqipëria.

PORTUGALIA

Portugalia ka debutuar në finalet e një Kampionati Europian në vitin 1984, të organizuar në Francë. Ajo u kualifikua edhe në vitin 1996 dhe është një nga shtatë vendet që kanë marrë pjesë në pesë Europianët e fundit. Ia ka dalë të kualifikohet në fazën e grupeve të finaleve, duke humbur në gjysmëfinale me fituesit: Francën në 1984 dhe 2000, si dhe me Spanjën në vitin 2012. Portugalia rezultatin më të mirë të saj e ka në Euro 2004, të organizuar në vendin e saj, kur humbi 1-0 në finalen e Lisbonës kundër Greqisë.

DANIMARKA

Danimarka është shumë krenare për arritjet e saj në Kampionatet Europiane. Qysh kur u kualifikua në finalet e vitit 1984 në “kurriz” të Anglisë, ajo ka marrë pjesë në çdo turne (me përjashtim të vitit 2008), teksa e kanë ngritur trofeun “Henri Delaunay”, kur ai u zhvillua në Suedi në vitin 1992. Në fakt, ekipi dështoi të kualifikohej, por ai mori vendin e Jugosllavisë, që në atë kohë u shpërbë dhe u përfshi nga lufta.

SERBIA

Serbia ka dështuar të krijojë impakt në Europianë, si një vend i pavarur, por ajo ka një traditë të pasur si pjesë e Jugosllavisë, duke fituar ndeshjen e parë të finaleve në vitin 1960, 5-4 kundër Francës organizatore, dhe humbur 2-1 në kohën shtesë në finalen inauguruese të turneut kundër Bashkimit Sovjetik. Tetë vjet më pas, Jugosllovia ishte vetëm dhjetë minuta larg lavdisë, kur Italia barazoi në ndeshjen e parë, teksa italianët fituan 2-0 ndeshjen e dytë në vitin 1968.

ARMENIA

Edhe pse Armenia përfundoi në vendin e fundit të grupit të saj ën Euro 1996, debutimi i saj ishte i respektuar, pasi skuadra arriti fitoren e parë në kompeticion, një 2-1 ndaj Maqedonisë. Fushata më e mirë kualifikuese e saj është ajo në Euro 2012, kur doli e treta në grupin B.

SHQIPËRIA

Shqipëria e ka arritur sukseset e saj të para në Kampionatin Europian kundër Danimarkës, në ndeshjen e vlefshme për turin e 1/16-ve të edicionit 1964, duke fituar 1-0 në Tiranë – teksa kishte humbur tashmë 4-0 jashtë fushe – si dhe katër vjet më vonë barazoi 0-0 me Gjermaninë Perëndimore duke i mohuar kësaj të fundit një vend në finale në të vetmin rast.

KALENDARI I PLOTË

 7 shtator 2014

18:00 Danimarkë-Armeni

20:45 Portugali-Shqipëri

11 tetor 2014

18:00 Armeni-Serbi

20:45 Shqipëri-Danimarkë

14 tetor 2014

20:45 Danimarkë-Portugali

20:45 Serbi-Shqipëri

14 nëntor 2014

20:45 Portugali-Armeni

20:45 Serbi-Danimarkë

29 mars 2015

18:00 Shqipëri-Armeni

20:45 Portugali-Serbi

13 qershor 2015

18:00 Armeni-Portugali

20:45 Danimarkë-Serbi

4 shtator 2015

20:45 Danimarkë-Shqipëri

20:45 Serbi-Armeni

7 shtator 2015

18:00 Armeni-Danimarkë

20:45 Shqipëri-Portugali

8 tetor 2015

20:45 Shqipëri–Serbi

20:45 Portugali–Danimarkë

11 tetor 2015

18:00 Armeni–Shqipëri

18:00 Serbi–Portugali

 

Valdet Rama: “Do ta mposhtim Serbinë”

 Anësori dhe ylli i kombëtares shqiptare. Valdet Rama, ka deklaruar ekskluzivisht për Telegrafin pas tërheqjes së shortit për Euro 2016 se Shqipëria do të synojë vetëm fitoren ndaj

Serbisë dhe të gjithë kundërshtarëve tjerë në grup. Dueli ndaj serbëve nuk pritet të ketë vetëm karakter sportiv dhe duke parë entuziazmin për këtë grup, është një prej futbollistëve më të mirë shqiptar, Valdet Rama: “Është grup i vështirë, por do të jetë kënaqësi e madhe nëse do ta kalojmë. Do të jetë e pabesueshme nëse kualifikohemi, por nuk është e pamundur. Unë besoj se me skuadra më të forta luajmë më mirë. Më pëlqen ky grup. Në secilën ndeshje do të hyjmë për fitore, e sidomos me Serbinë. Ndeshjet fillojnë me rezultat 0-0 dhe ne nuk do të jemi favoritë e kjo mund të na ndihmojë shumë, pasi që kemi kualitet të madh në skuadër. Unë besoj në këtë ekip dhe në trajnerin tonë”, përfundoi Valdeti intervistën e tij për Telegrafin. Valdet Rama momentalisht po kalon në për formë të mirë. Ishte ai që asistoi në golin e barazimit të ekipit të tij në La Liga, Valladolidit, në sfidën ndaj Levantes.

Bilanci me kundërshtarët

Ekipi                   N    F     B    H

Portugalia           5     0     1     4

Danimarka          8     1     1     6

Jugosllavia* 5     0     1     4

Armenia              3     1     1     1

* Serbia

RENDITJET

NË FIFA

4     Portugalia    1219

20   Danimarka   907

29   Serbia    775

30   Armenia       771

55   Shqipëria     571

NE UEFA

2     Portugalia    1219

14   Danimarka   907

18   Serbia    775

19   Armenia       771

30   Shqipëria     571

Miqësore luksi me Francën

Pavarësisht se, Shqipëria nuk ra në një grup me më të fortët e kontinentit, të tillë si: Gjermania, Spanja, Italia apo Anglia, Kombëtarja jonë – e shortuar në grupin I – ka fatin të luajë dy ndeshje miqësore të garantuara me Francën, njërin prej tyre në vendin tonë. Kjo, pasi vendi organizator i finaleve i “Euro 2016” ndodhet “virtualisht” në grupin tonë. Ndeshjet nuk kanë efekt pikësh. Kështu, sipas idesë së “Javës së futbollit”, Franca do të luajë miqësore edhe me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë, skuadrat e tjera të grupit I.

SHQIPËRIA NË EUROPIANË

Francë 1960               Nuk mori pjesë

Spanjë 1964              Nuk u kualifikua

Itali 1968                   Nuk u kualifikua

Belgjikë 1972            Nuk mori pjesë

Jugosllavi 1976         Nuk mori pjesë

Itali 1980                   Nuk mori pjesë

Francë 1984        Nuk u kualifikua

Gjermani P. 1988      Nuk u kualifikua

Suedi 1992                Nuk u kualifikua

Angli 1996                Nuk u kualifikua

Belgjikë/Holandë 2000 Nuk u kualifikua

Portugali 2004           Nuk u kualifikua

Austri/Zvicër 2008    Nuk u kualifikua

Poloni/Ukrainë 2012        Nuk u kualifikua

France 2016        (Sapo u hodh shorti)

Panorama e plotë pas hedhjes së shortit të Kampionatit Europian

Sfida interesante

Shorti i eliminatoreve të “Euro 2016”, i hedhur dje në Nisë të Francës, propozoi grupe dhe duele interesante brenda tyre. Të pranishëm ishin drejtuesit më të lartë të UEFA-s, Presidenti Mishel Platini, si dhe të gjithë presidentët e federatave anëtare të organizmit më të lartë të futbollit europian. Në këtë turne marrin pjesë plot 53 ekipe kombëtare, që do të ndahen në nëntë grupe të ndryshme, ndërsa vlen të theksohet se në fazën finale kualifikohen 24 ekipe, ndryshe nga sa ka ndodhur në edicionet e tjera, kur janë kualifikuar 16 ekipe.

GRUPI A

Holanda, kampione e Europës në vitin 1988, njëherësh edhe koka e grupit A, do të përballet me Turqinë, të cilën e kishte dhe në edicionin e fundit, ndërsa në grup është edhe Letonia dhe Kazakistani, por edhe rivalja e kombëtares sonë, Islanda dhe Republika Çeke, grup relativisht i lehtë për tulipanët që mund të “frikësohen” paksa nga ekipi turk.

GRUPI B

Gara është për vendin e parë është e hapur, por duket se dy vendet e para janë të “prenotuara”, teksa Bosnja dhe Belgjika kanë një nivel shumë më të lartë se ekipet e tjera të grupit, ndërsa duket se vendi i tretë do synohet nga Uellsi, Izraeli dhe Qiproja, ndërsa si gjithmonë për të mbushur grupin edhe Andorra “aventuriere”.

GRUPI C

Spanja, tri herë kampione e Europës (1964, 2008, 2012), do të ketë një detyre relativisht të lehtë, teksa kundërshtari më i fortë është Ukraina, dhe pas saj Sllovakia. Spanjollët gjejnë në grup sërish Bjellorusinë, ndërsa dy ekipet që plotësojnë grupin C janë Maqedonia dhe Luksemburgu.

GRUPI D

Një grup i thjeshtë edhe për Gjermaninë (kampione në vitet 1972, 1980, 1996) që, do të luajë me Gjibraltarin debutues, ndërsa në grup do të gjejë sërish Irlandën, të cilën e kishte në grup në eliminatoret e Botërorit. Nga ishujt britanikë shtohet dhe Skocia, ndërsa grupin e mbyll Polonia dhe Gjeorgjia.

GRUPI E

Me Anglinë si kokë grupi do të përballet Zvicra, Lituania, Sllovenia, Estonia, që ishte përballë Anglisë dhe në edicionin e kaluar, ndërsa plotësohet dëshira e trajnerit të San Marino-s që do të udhëtojë në “Uembli” në Shtator.

GRUPI F

Short i favorshëm për Greqinë (kampione në vitin 2004), që do të luftojë për vendin e parë ndaj Rumanisë, ndërsa në grup janë dhe Hungaria, Irlanda e Veriut, Finlanda dhe modestët e Ishujve Faroe.

GRUPI G

Një grup konkurrues. Rusia (kampione në vitin 1960)përballet me Suedinë, ndërsa për t’u ndjekur do jenë dhe duelet mes Austrisë dhe Malit të Zi, ndërkohë që Moldavia dhe Lihtenshtajni do të kërkojnë të bëjnë garën e tyre.

GRUPI H

Në fund, detyrë shumë e vështirë për Italinë (kampione në vitin 1968), që ka në grup ekipet më të forta nga çdo vazo. “Axurrët” do të përballen me Bullgarinë, me të cilin u përballën vitin e kaluar, ndërsa u shtohet edhe Norvegjia dhe Kroacia, dy kombëtare të forta, ndërsa mbyllin grupin “fqinjët” e Maltës dhe Azerbajxhani  .

Shorti i “Francë 2016”

Grupi A

Holanda

Çekia

Turqia

Letonia

Islanda

Kazakistani

Grupi B

Bosnja e Hercegovina

Belgjika

Izraeli

Uellsi

Qipro

Andorra

Grupi C

Spanja

Ukraina

Sllovakia

Bjellorusia

Maqedonia

Luksemburgu

Grupi D

Gjermania

Irlanda

Polonia

Skocia

Gjeorgjia

Gjibraltari

Grupi E

Anglia

Zvicra

Sllovenia

Estonia

Lituania

San Marino

Grupi F

Greqia

Hungaria

Romania

Finlanda

Irlanda Veriore

Islanda

Grupi G

Rusia

Suedia

Austria

Mali i Zi

Moldavia

Lihtenshtejni

Grupi H

Italia

Kroacia

Norvegjia

Bullgaria

Azerbajxhani

Malta

Grupi I

Portugalia

Danimarka

Serbia

Armenia

Shqipëria

*Franca

Ekipet e Grupit I do të luajnë nga dy ndeshje me Francën, në formë miqësore, pa vlerë pikësh. UEFA ka vendosur t’ia garantojë vendit nikoqir miqësore me ekipet e grupit të fundit.

 Java e futbollit

 Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen në një format të ri, të quajtur “Java e futbollit”. Një javë e tërë do të jetë e rezervuar për futbollin e kombëtareve, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht me të drejtat televizive në secilën ditë nga një ndeshje. Reformat e UEFA-s besohet se janë bërë për të reduktuar numrin e ndeshjeve të kombëtareve gjatë sezonit, në mënyrë që klubet të fokusohen më shumë në aktivitetet e tyre në garat tjera dhe lojtarët të jenë më të pushuar. Mbetet të shihet si do të funksionojë ky sistem, që përpiqet të revolucionarizojë futbollin.

 Kush kualifikohet

 Skuadrat janë shpërndarë në nëntë grupe, tetë prej tyre (A-H) janë me nga tetë skuadra, ndërsa i nënti (I) është me pesë skuadra (në këtë grup bën pjesë dhe vendi ynë). Në grupin me 5 ekipe do të vendoset Franca, takimet e së cilës me kundërshtarët e tjera të grupit do të konsiderohen thjesht sfida miqësore. Në fund të eliminatoreve, dy të parat e çdo grupi, si dhe e treta më e mirë, do të kualifikohen direkt në Europian, ndërsa të tretat e çdo grupi do të luajnë “play-off” për të përcaktuar katër skuadrat e fundit, që do të marrin pjesën në finalet e Europianit.