Gudar Beqiraj: Në Shqipëri do të zhvillohet Kampionati Botëror i të Rinjve për Peshëngritje

566
Sigal

INTERVISTA/  Flet Kryetari i Akademisë së Shkencave, akademiku Gudar Beqiraj

Për ‘të ka qenë kënaqësi të merrte shumë çmime në disa veprimtari të ndryshme shkencore dhe sportive, por nderimi që ju bë këtë radhë në Moskë mbetet shumë i veçantë. Në shumë kongrese  si ajo e Matematikës gjeologjike të zhvilluar në Çeki, ku mori një medalje argjendi, për punën si matematicien, por medalja e fundit e artë e vetmja në Shqipëri për të gjitha sportet, i dha kënaqësinë që se ka provuar kurrë. Në punën e tij pranë sportit të peshëngritjes Gudari, ka qenë dhe njëlloj kontributori për shumë çmime që kanë marrë peshëngritësit shqiptarë anë e kënd botës, por kjo medalje në Rusi kishte shumë efekte të tjera tek ai. Në këtë dekorim ai falënderon në mënyrë të veçantë , Presidentin e sotëm të peshëngritjes shqiptare, ish- rekordmenit e talentuar,  Elez Gjoza së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Peshëngritjes z. Muharrem Berrisha, të cilët kuptuan që vërtet Gudari ka akoma mundësi për të kontribuar në Peshëngritje.

Si do ta komentoni “Medaljen e Arit”që morët në Kongresin Botëror të Federatës Botërore të Peshëngritjes që u zhvillua në Moskë?

“Medalja e Arit” në Kongresin Botëror të Federatës Botërore të Peshëngritjes që u zhvillua në Moskë (Rusi). Ky kongres u mbajt në datat 20-21 maj në Moskë. Ne u ftuam pasi ishte një kongres elektoral, ku përveç të tjerave do të votonim edhe për drejtuesit e rinj të Federatës Botërore të Peshëngritjes. Në këtë drejtim pata një vlerësim dhe kënaqësi që mora pjesë pasi miku i Shqipërisë dhe miku im  Presidenti aktual i peshëngritjes, u rizgjodh prapë në postin e Presidentit, për ta drejtuar edhe katër vjet këtë Federatë. Përpara këtij procesi zgjedhor u bë një ceremoni festive, ku u fol për peshëngritjen  dhe në fund, kur unë nuk e prisja u ndanë disa medalje dhe certifikata. Kur erdhi  puna tek “Medalja e Arit” u përmend emri im. Unë nuk dija asgjë. As e mendoja diçka të tillë. Në fillim s’po kuptoja ç’po ndodhte, por kur filluan të përshkruhen aktivitet e mia, ku njëra ndër to ishte pjesëmarrja  në shumë aktivitete si gjyqtar i Kategorisë së Parë Ndërkombëtare, ku  u theksua se mbi bazën e statistikave që kishte Federata Botërore e Peshëngritjes unë  tashmë jam gjyqtari me stazh më të madh në këtë sport, plot 31 vjet si gjyqtar i Kategorisë së Parë në sportin e Peshëngritjes, u befasova. Në këtë pikëpamje ishte një kënaqësi e madhe që unë kisha një rezultat të tillë që nuk e dija vetë. Më pas në pasqyrimin e aktiviteteve të mia, apo të asaj  që unë kam kontribuar në peshëngritje u përmend dhe fakti që peshëngritja botërore ka kënaqësi që ta dekorojë Gudarin  me “Medalje Ari” pasi është i vetmi akademik dhe i vetmi Kryetar Akademie i Shkencave në gjithë botën e Peshëngritjes. Në momentin që mora këtë dekoratë me vërtet u përlota. Tjetra që më impresionoi ishte se mora nj medalje të veçantë para shumë e shumë kampionëve të botës në peshëngritje që ishte ëndërr ti takoja dhe që nuk e kanë marrë ende këtë medalje. Pasi mbaroi kjo ceremoni unë u takova me tre herë kampionin Olimpik dhe të katërtën “Medalje Bronzi”, Pirro Dhimën i cili më tha: Profesor ishte kënaqësi e madhe për mua që more  dhe u përlota kur t’u dorëzua, pasi të mbaj mend shumë mirë për sa ke dhënë për peshëngritjen shqiptare. Unë isha i vogël kur vija në palestër, kur takoje trajnerin tim Bodinaku dhe i thoshe, të lutem kije kujdes këtë djalë, se do të jetë një kampion i madh i ardhshëm. Ndaj të takon ajo medalje.

Cili është mbishkrimi i medaljes?

“Për kontributin e shquar të dhënë për mëse 45 vjet në sportin e Peshëngritjes botëror dhe shqiptar”.

Cilat kanë qenë angazhimet tuaja si peshëngritës?

Që në fillimet e mia kam qenë 7 vjet peshëngritës, nuk kam qenë kampion, por kam qenë i dashuruar pas këtij sporti. Por edhe pas lënies si sport unë jam aktivizuar vazhdimisht si gjyqtar, por edhe për ecurinë e këtij sporti në Shqipëri. Ky sport më jepte kënaqësi dhe nuk mundesha të shkëputesha. Me kalimin e kohës, duke bërë nj lidhje me sekretarinë e peshëngritjes, e cila është matematikë, u aktivizova  që të jap çdo lloj ndihme si matematicien, si gjyqtarë, që ky sport të eci sa më mirë.

Kush mbahet mend si një nga drejtuesit produktiv të këtij sporti në Shqipëri?

Një nga drejtuesit më produktiv për mua mbetet Mihal Qipo, që ka qenë një ndër miqtë e mi të ngushtë, i cili më mbështeti në nismën time për të ndihmuar. Kështu u aktivizova dhe krijova një lloj vlerësimi ndryshe për peshëngritësit tanë.

Ku qëndron kjo mënyrë vlerësimi?

Që rekordet të vlerësoheshin me shumë pikë, ku në sajë të kësaj matematike shumë peshëngritës si Aleksandër Kondo të dalin kampion me pikët e këtyre peshëngritësve.  Pra s’u ndava nga peshëngritja pasi ishte ndër sportet më të ndjekur, më të mirë, më rezultativ në Shqipëri. Në atë kohë të Aleksandër Kondos, pallati i Sportit mbushej plot e përplot dhe unë për herë të parë, pas më shumë se 27 vjetësh, në Kampionatin e fundit Europian që u zhvillua në Tiranë e pashë Pallatin e Sportit të mbushur plot e përplot. Në shumë gara të mëvonshme unë jam bërë kryegjyqtar i garave, sekretar i garave dhe në vitin  1982, unë pata fatin që me një vendim të një njeriu që ka kontribuar shumë në këtë sport, Medi Bushatin, me firmën e tij ne të marrim pjesë në një Kampionat Botëror të peshëngritjes në vitin 1982. Roli i Medi Bushatit është shumë i madh, pasi ai ka dhënë nj kontribut të padiskutueshëm për të gjithë sportin shqiptar. Këtu unë u bëra dhe gjyqtar i Kategorisë së parë Ndërkombëtare për Peshëngritjen së bashku me kolegun tim Xhaferr Bogdani. Që në atë moment unë u aktivizova si gjyqtar duke qenë dhe Kandidat i Shkencave. Në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës botërore të peshëngritjes ka qenë  Tamas Ajan, sot Kryetar i kësaj Federate. Tamasi është një personalitet, nga Hungaria anëtar i Komitetit Olimpik Botëror, drejtues i dikastereve të sporteve në Hungari i cili ka shumë tituj të tjerë. Është një njeri me një aktivitet  mbi 40-vjeçar në sportin e peshëngritjes, dashamirës i Shqipërisë dhe mbështetës në shumë momente.

Cila është ndihma që ai na ka dhënë?

Me Tamasin  në fund pasi u zgjodh, na dha fjalën se Shqipëria së afërmi do të organizojë një Kampionat Botëror të Peshëngritjes të të Rinjve, pas atij Europian dhe njëkohësisht do na dërgoi së shpejti një pajisje komplekse për gjykimin në garat e peshëngritjes që kushton rreth 40 mijë dollarë. Me këtë pajisje ne do të kemi mundësi të mos marrim borxh askujt pajisje të tillë që është kush dhe mëse i domosdoshëm për zhvillimin e një aktiviteti të tillë. Pra në 1982 nisi karriera ime si gjyqtar Ndërkombëtar i Peshëngritjes dhe aty nisi dhe miqësia ime me Tamas Ajan, sot Kryetar i kësaj Federate.

Në sa aktivitete keni marr pjesë si gjyqtar?

Janë shumë që nuk i mbaj mend, mbasi shumë herë kam qenë dhe si ftuar në shumë aktivitete të ndryshme dhe për momentin kam dhe një lajm që dua ta them, pasi për mua është kënaqësi. Më ka ardhur një ftesë nga Komiteti Botëror i Peshëngritjes, kur sapo u kthyem nga Moska, ku drejtuesi teknik i garave kërkojnë që të marr pjesë ën stafin drejtues teknik të peshëngritjes në Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen më 20 qershor në Turqi. Pra do të jem pjesë e stafit teknik të këtij organizimi. Pra është një vlerësim akoma më i madh se ai i të qënit gjyqtar.

Ndihesh i vlerësuar?

Jashtëzakonisht shumë, mbase dhe si meritoj të gjitha, por di që bota nuk të vlerëson kot më kot. Por njëkohësisht dua të përmend dhe një fakt tjetër, se, ky rikthim i imi me pjesëmarrje aktive në këtë sport, pas një heshtje 10 vjeçare, i përket dhe Presidentit të sotëm të peshëngritjes shqiptare, ish rekordmenit të talentuar,  Elez Gjoza së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Peshëngritjes z. Muharrem Berrisha, të cilët kuptuan që vërtet Gudari ka akoma mundësi për të kontribuar. Ata më afruan që në Kkampionatin Europian të Peshëngritjes duke më vendosur si Kryetar të Komisionit organizator të këtij Kampionati. Pra, të dy këta drejtues, panë aftësitë, eksperiencën dhe lidhjet e mia për të më aktivizuar ndjeshëm në interes të Peshëngritjes shqiptare. Njëkohësisht, edhe në Moskë qe mbështetja e Elez Gjozës, i cili bëri të mundur pjesëmarrjen time në këtë Kongres dhe ku unë u laurova me një medalje të veçantë, që është e para në Shqipëri. Për mua kjo medalje i takon Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, pasi në asnjë lloj sporti tjetër, asnjë shqiptar s’ka marrë medalje të tillë.