Sigal

Mançester Siti është duke kaluar një moment të mirë në Premier Ligën angleze teksa ka marrë sërish vendin e parë pas barazimit të Liverpulit me Çelsin. Ndërsa është me mendjen te kampionati anglez, Guardiola ka edhe një plan të fshehtë për të sjellë në Angli talentin e Paris Saint Germain, Kilian Mbape.

sport-preview-kylian-mbappe-and-pep-guardiola-675x450

Sipas mediave britanike Guardiola u ka thënë drejtuesve të klubit që të bëjnë të pamundurën për të sjellë në në skuadër Mbapen. Dhe shifra që lidhet me këtë transferim është plot 200 milionë euro. Një ofertë tunduese për klubin të cilët kanë pasur së fundmi dhe preobleme me “Fair Play Financiar”.