Guardiola rrëfehet për të ardhmen: Te Mançester jam mirë

79

Pep Guardiola mund të jetë tepër i fokusuar te objektivat e tij me skuadrën e Mançester Sitit, por duket se për të ardhmen ai ka plane të tjera.

Trajneri spanjoll do pritet që të marrë drejtimin e një kombëtareje, pas përfundimit të aventurës së tij te klubi anglez. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai është shprehur:

“Nëse vjen mundësia, atëherë dua ta drejtoj një kombëtare. Jam i sigurt për këtë. Gjithmonë nëse ata më dëshirojnë mua.

Argjentina? Jo, të lutem!”.- ka thënë Guardiola duke i larguar njëherë e mirë zërat që flisnin për një kalim te “Albiçelestët”.