Guardiola mund të marrë “pleshtin” në Angli

52
Pep Guardiola së fundmi konfirmoi se do të drejtojë një skuadër në Ligën Premier sezonin e ardhshëm dhe Manchester City duket opsioni më i mirë duke mos lënë anash Chelsean e Manchester Unitedin. “Daily Mail” raporton një fakt mjaftë interesat. Sipas tyre, nëse Pep Guardiola do të zgjedhë Manchester Cityn, trajneri spanjoll mund të sjellë një përforcim që do të tronditë Anglinë.
Guardiola njihet për miqësinë e tij të ngushtë me Leo Mesin, ndaj dhe Pep pritet ta bindë “pleshtin” për të braktisur Barcelonën. Ylli argjentinas ka fituar gjithçka me kanatalasit dhe nuk mund të përjashtohet mundësia e largimit të tij nga Spanja, shkruan express.
Për sa i përket çmimit të Leo Mesit, sipas vlerësimeve të fundit, lideri i sulmit të katalanasve vlen më shumë se 200 milionë euro, por sheikët zor se mund shqetësohen për financat.