Guardiola: “Dua të jem në Kupën e Botës, ja kush e fiton”

685
Pikërisht në ditën kur u hodh shorti për grupet e Kupës së Botës, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola rrëfeu se cilat janë planet e tij për të ardhmen, me objektivin për të qenë një ditë në pankinën e një ekipi përfaqësues në Kupën e Botës. Por jo vetëm kaq, pasi Guardiola ka bërë parashikimin e tij për kandidatët potencialë, ndërkohë që ka deklaruar edhe dëshirën personale për kombëtaren që duhet të fitojë trofeun më prestigjoz në botën e futbollit.
“Kandidatët për Kupën e Botës do të jenë të njëjtët si gjithmonë. Spanja, Gjermania, Brazili… Unë do të doja që Kupën e Botës ta fitojnë njerëzit që unë kam për zemër. Do të doja ta fitonte Spanja, ose Gjermania, ose Argjentina… ato janë vende ku unë kam njerëz që i vlerësoj. Edhe Anglia gjithashtu. Po, do të doja të drejtoja në Kupën e Botës. Por gjithashtu ka shumë gjëra që unë dua të bëj dhe nuk e di nëse do të jem i aftë ose jo”, deklaroi Pep Guardiola.
Sigal