Gruaja që akuzon Kristiano Ronaldon për përdhunim, e martuar me një shqiptar

711
Sigal

Amerikania Kathryn Mayorga e cila akuzon Kristiano Ronaldon se e ka përdhunuar më 12 qershor 2009 në një hotel të Las Vegasit, është diplomuar për gazetari (tashmë modele).

Sipas revsitës gjermane “Der Spiegel”,  34-vjeçarja ka qenë e martuar me një barist shqiptar në mesin e vitit 2008, i cili ishte i dashuri i saj dhe rregullonte edhe kompjuterat, por që u ndanë një vit më pas.

 “Kathryn Mayorga u diplomua për gazetari në Universitetin e Nevadës, Las Vegas.

Pas një kohë të shkurtër pas diplomimit në 2008, ajo u martua me të dashurin e saj, një barist nga një familje shqiptare, i cili kryente edhe punën e rregullimit të kompjuterëve, përfshirë edhe atyre që u përkisnin familjes së saj. “Në këtë moshë, unë u diplomova, kisha nevojë të martohesha, e ndjenja presionin”, thotë ajo. “Dhe së pari, unë u lidha me të.”

Por, nuk ishte e ngjarë të ishte kështu. Rreth një vit pas martesës së tyre, çifti u nda dhe Mayorga u rikthye te prindërit e saj, shtëpia e të cilëve ishte një lagje më të mirë në Las Vegas, e kompletuar me një kopsht të rregulluar mirë, një garazh të madh, një pishinë të bukur dhe një pamje të këndshme të qytetit”.shkruan “Der Spigel”