Grigor Tavo flet me “karta”: Milinkoviç në kontratë me ne, deri në qershor 2018

704
Nga Agron KAJA
DEKLARATA/ Presidenti i skuadrës së Luftëtarit e quan shkelje të kontratës largimin e trajnerit serb
Në këtë merkato të verës, veç motit të nxehtë dhe me një vapë përvëluese, lëvizjet e shumta të lojtarëve e trajnerëve, e kanë nxehur ambientin mediatik me problematikat që ai ka sjellë nga kjo situatë. Dhe njëra prej tyre është edhe lëvizja e fundit e ish-trajnerit të Luftëtarit, serbit Mlladen Milinkoviç , i cili ditë më parë ka nënshkruar një kontratë të re me Kukësin, por që me Luftëtarin është nën kontratë deri më 30 qershor 2018. Kështu deklaroi për gazetën “Telegraf”edhe Presidenti i skuadrës së Luftëtarit të Gjirokastrës, Grigor Tavo, i cili këtë lëvizje e quan një shkelje ligjore, që përfundimin do ta ketë në gjykatat, në Shqipëri e jashtë saj. Sipas Tavos, seri është ende nën kontratë me skuadrën që ai drejton. “Nuk e kuptoj se si mund të veprojë kështu në mënyrë kaq amatore, një trajner që e quan veten profesionist. Ka nënshkruar një kontratë të re me Kukësin, ndërkohë që deri më 30 qershor 2018 është nën kontratë me Luftëtarin. Madje në muajin prill 2017, me kërkesën e tij, vetë Milinkovivv e rinovoi këtë kontratë”, kështu theksoi fillimisht në deklaratën e tij Presidenti i skuadrës gjirokastrite të futbollit, i cili më pas deklaroi se, kjo është një shleje e njëanshme e kontratës, e cila do të ndiqet në rrugë ligjore prej tyre. “Unë nuk arrij ta kuptoj një trajner profesionist, që duke qenë nën kontratë, vërdalloset nga njëra skuadër në tjetër, vetëm për 1 mijë euro më shumë. Ky nuk ka lidhje me profesionalizmin, sa i përket ligjshmërisë në kontratë, dhe ne këtë do ta ndjekim në rrugë ligjore. Ne nuk do të rreshtim, këtu në Shqipëri dhe në gjykatat sportive ndërkombëtare, sepse jemi në krah të ligjit. Ai e shkeli ligjin dhe na fyeu, edhe pse e kemi trajtuar në mënyrë të shkëlqyer, jo vetëm financiarisht”. Ndërkohë që ende nuk kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, për shkak edhe të mungesës së trajnerit te skuadra e Luftëtarit, Presidenti Tavo deklaron se ai do të zëvendësohet shumë shpejt, deri të martën e 1 gushtit, sipas tij, çështja e trajnerit të ri do të jetë e mbyllur. “Përpos kësaj braktisjeje pa arsye, ne nuk kemi qëndruar vetëm në pritjen e serbit, sepse kemi lëvizur shumë në tregun e trajnerëve. Jemi fokusuar edhe këtu në Shqipëri, por edhe në tregun e huaj, dhe brenda ditës së martë që përkon me fillimin e muajit gusht 2018, do ta kemi të vendosur trajnerin e ri. Kemi marrëveshje gojore me dy-tre trajnerë, nga të cilët, të martën do të vendosim për njërin prej tyre”. Në sezonin e kaluar 2016-2017, skuadra e Luftëtarit me President Grigor Tavon, u rendit në vendin e katërt, dhe me lojën e rezultatet e saj u vlerësua si njëra nga skuadrat më të mira të sezonit.
Unë nuk arrij ta kuptoj një trajner profesionist, që duke qenë nën kontratë, vërdalloset nga njëra skuadër në tjetër, vetëm për 1 mijë euro më shumë. Ky nuk ka lidhje me profesionalizmin, sa i përket ligjshmërisë në kontratë, dhe ne këtë do ta ndjekim në rrugë ligjore
Sigal