Goli ndaj PSV-së, Messi shenjëstron rekordin e Pele

595
Sigal

Lionel Messi vijon të bëj paraqitje fantastike në Evropë, me “pleshtin” që shënoi në fitoren 2-1 që Barcelona arriti ndaj PSV-së.

Gol me mjaft vlera për argjentinasin, i cili bëhet golashënuesi më i mirë i kompeticioneve europiane, me një klub të vetëm.Ai kaloi rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldon, pasi ndaj holandezëve shënoi golin e tij të 106 me katalanasit në Evropë, ndryshe nga portugezi që me Realin e Madridit u ndal në kuotën e 105 rrjetave.

Megjithatë, luzitani qëndron në krye të golashënuesve të Champions, pasi numëron 15 gola më shumë se Messi. Kundër PSV-së, Messi shënoi golin e 565 me fanellën e Barcelonës, duke barazuar në këtë mënyrë Gerd Muller, me gjermanin që ishte lider te Bayern Munich dhe duke rrezikuar rekordin e Pele, i cili ka shënuar plot 643 gola me fanellën e Santos.

Një distancë prej 78 golash, por që është mjaft i mundshëm për tu thyer duke marrë parasysh formën e tij të të shënuarit deri më tani.