Goli i parë me fanellën e Kombëtares, Grezda: Ja pse e përqafova Panuçin

638
Eros Grezda shënoi golin e parë me fanellën e Kombëtares shqiptare në ndeshjen e sotme ndaj Turqisë. Në prononcim pas ndeshjes mesfushori tregoi emocionet e përjetuara dhe përqafimin me Panuçin.
Goli i parë me Kombëtaren
“Ishte një ndjesi e veçantë që të shënonim edhe pse ishim me një futbollist me pak në fushën e lojës. Golin e parë me fanellën e Shqipërisë ia dedikoj babait tim dhe jam i lumtur që goli im i solli fitoren Kombëtares.”
E ardhmja dhe zerat për kalimin te Lacio
“Nuk dua të flas për të ardhmen, pasi ndihem mirë te skuadra e Osijekut. Nuk dua të flas për zërat rreth merkatos, pasi kam babain që merret me pjesën jashtë fushës.”
Përqafimi me Panuçin
“Nuk e prisja atë moment. Isha i emocionuar. Vendi i parë që më shkoi në mendje ishte te pankina, teksa Panuçi më hapi duart dhe e përqafova”.
Sigal