Goleadë e kuqezinjve, shkëlqejnë sulmuesit. De Biazi fikson titullarët

473
Kombëtarja shqiptare zhvilloi dje pasdite një test miqësor ndaj Akademisë së futbollit, që drejtohet nga Alban Bushi dhe Redi Jupi.
Ndeshja e ndarë në tri pjesë me nga 30 minuta, u dominua krejtësisht nga lojtarët kuqezi, të cilët shënuan plot 15 gola, në një kohë që ra në sy forma shumë e mirë e sulmuesve. Bekim Balaj realizoi 6 herë, ndërsa Sokol Cikalleshi u përgjigj me “poker”.
Në pjesën e parë, De Biazi hodhi në fushë lojtarët që, me shumë mundësi, do ta nisin si titullarë ndeshjen ndaj Francës, edhe pse dilema mbetet Memushaj, i cili ende nuk i është bashkuar ekipit.
Me një skemë 4-3-2-1, e cila kthehej edhe në 4-5-1, De Biazi ia besoi portën të përhershmit Berisha. Në qendër të mbrojtjes u vendos dyshja Cana-Ajeti, ndërsa nga krahët Hysaj djathtas dhe Aliji u pozicionua majtas.
Në mesfushë disi më të tërhequr u vendosën Kaçe, Basha dhe Lila në qendër. Pak më i avancuar në të majtë të mesfushës gjendej Lenjani, ndërsa krahu i djathtë iu besua Roshit.
Sigal