Bayern Munchen fitoi me rezultatin 2-0 përballë Werder Bremen në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Bundesligës gjermane.
Të dy golat e ndeshjes u shënuan në mënyrë spektakolare nga polaku Robert Lewandowski.
I pari ishte me thembër, pas një asisti të Koman, ndërsa i dyti kaloi mes këmbëve të portierit kundërshtar.