Goditje “blic” e Real Madridit, arrin akordin me futbollistin e Romës

564
AS Roma's players celebrate an own goal scored by Porto's Brazilian defender Felipe during the UEFA Champions League first leg play off football match FC Porto vs AS Roma at the Dragao stadium in Porto on August 17, 2016. / AFP / MIGUEL RIOPA (Photo credit should read MIGUEL RIOPA/AFP/Getty Images)
Sigal

Real Madrid ka arritur akordin me portierin e Romës, Alisson Becker. Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo” klubi spanjoll është i gatshëm të ofroj rreth 75 milionë euro plus shpërblime për Romën për të arritur tek portieri.

Besohet se Alisson ka firmosur tashmë një kontratë pesëvjeçare me opsionin për një sezon të gjashtë.

Një operacion që mbush maksimalisht arkat e verdhekuqve, që vetëm pak vite më parë paguan 8 milionë euro tek brazilianët e Internacional.

Alisson do të jetë goditja e parë e trajnerit të ri të Madrilenëve, Julen Lopetegui, me spanjollin që duket se do ta nis nga porta revolucionin tek “Galaktikët”.