Goditja e Ronaldos është “vrastare”, ja si e shemb përtokë Sami Khediran

478
Sigal

Sami Khedira duhet të përballojë një dhimbje koke masive këtë mëngjes, pas një incidenti që përfshin edhe shokun e skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Në minutën e 60-të të ndeshjes së Juventusit në fushën e Sassuolo, të dielën në mbrëmje, bardhezinjtë ishin në aksion dhe Cristiano Ronaldo e godet fort topin, me qëllim portën kundërshtare.

Mirëpo, topi godet kokën e Sami Khedira, i cili ishte i papërgatitur dhe shembet përtokë. Natyrisht, gjithçka ishte e paqëllimshme, por viedoja e këtij momenti është mjaft qesharake dhe është bërë virale në rrjetet sociale. Fatmirësisht, nuk pati pasoja për mesfushorin gjerman.

Pas ndeshjes, Khedira i ka drejtuar Ronaldos një mesazh në Twitter, duke konfirmuar dhimbjen e kokës nga goditja e fuqishme. “Faleminderit për dhimbjen e kokës sonte!” – shkroi ai. Ronaldo shënoi në fitoren 3-0 të “Zonjës së Vjetër”, duke e shkruar emrin në listën e golashënuesve përkrah Khedira dhe Emre Can.

Në stadiumin “Mapei” ishte një tjetër shfaqje mbresëlënëse e ish-yllit të Real Madridit. Ai mund t’i ketë 34 vite mbi supe, por është më i fortë se kurrë, në rrugën e duhur për t’u shpallur golashënuesi më i mire në Serie A.