Goditja e fundit te Flamurtari, Tare sjell një sulmues të Lacios

598
Dje ishte dita e parafundit e merkatos dimërore në futbollin shqiptar, dhe mëngjesi e ka gjetur Flamurtarin me një goditje “big”. Mamadu Tunkara, 22-vjeçari me nënshtetësi spanjolle dhe senegaleze, do të huazohet te klubi vlonjat, ku deklarohet Igli Tare se ia ka bërë dhuratë Sinan Idrizit, Administratorit të Flamurtarit. Kohët e fundit, Lacio e ka huazuar Tounkara te Krotone e Salernitana, pasi nuk ka gjetur shumë hapësira te kryeqytetasit për shkak të konkurrencës së madhe, duke i dhënë kështu mundësinë e aktivizimit. Me emra si Muarrem, Nedeljkoviç e Tunkara, Flamurtari ka shtuar ndjeshëm forcën sulmuese, pasi ka në skuadër edhe lojtarë niveli si Bushiç, Danilo Alvesh, Hoxhaj e Kamara.
Sigal