Goditja e dytë në merkato, Partizani zyrtarizon mesfushorin 19-vjeçar

665
Siç lajmëroi edhe “Panorama Sport”, Partizani kreu goditjen e dytë në merkato, pas mesfushorit Bruno Telushi. Futbollisti 19-vjeçar Esat Mala është prezantuar sot në ambientet e klubit të kuq, duke firmosur një kontratë për 2 vjet e gjysmë.
19-vjeçari nga Shijaku është pjesë e përfaqësueses U19 të Kosovës dhe vjen nga radhët e skuadrës kosovare Ballkan. Mala do t’i bashkohet Partizanit në ditët e para të muajit janar.
Sigal