Goditën arbitrat, tifozët e Këlcyrës në protestë: Lironi futbollistët e arrestuar

655
Ndeshja e luajtur dje në Kategorinë e Dytë mes Përmetit dhe Këlcyrës degjeneroi në dhunë me gjyqtarin e takimit të masakruar nga futbollistët miq për shkak të një penalltie të akorduar në minutat e fundit për vendasit. Pas këtij episodi ndeshja u ndërpre për të mos vazhduar më kurrë.
Pas aktit të shëmtuar policia bëri shoqërimin e 3 lojtarëve të Këlcyrës në komisariat. Duke parë situatën e krijuar tifozët e Këlcyrës kanë reaguar duke dalë sot në protesët. Ata kanë bllokuar aksin Përmet-Këlcyrë dhe kërkojnë që të lirohen lojtarët e shoqëruar në komisariat për dhunën ndaj arbitrave.
Tifozët e Këlcyrës gjithashtu pretendojnë se gjyqtarët ishin të përfshirë në manipulimin e ndeshjes pasi sipas tyre kanë marrë para.
Më herët është njoftuar se tre lojtarët e ekipit të futbollit të Këlcyrës kanë rënë në pranga pasi akuzohen për dhunë ndaj gjyqtarëve të takimit.
Burime zyrtare nga policia e qarkut të Gjirokastrës bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet E.K,30 vjeç, A.H, 21 vjeç si dhe M.Xh, 21 vjeç, banues në Përmet.
Të njëjtat burime pohojnë se tre lojtarët akuzohen se në pjesën e dytë të ndeshjes Përmeti-Këlcyra, kanë goditur me shkelma dhe grushta gjyqtarët e kësaj ndeshje, gjyqtarët e takimit, shtetasin Alvi Paçon dhe A.K.
NJOFTIMI I POLICISE
Godasin për shkak të detyrës gjyqtarët e ndeshjes, arrestohen në flagrancë tre shtetas (lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra).
Në datë 10.12.2017, nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– E.K,30 vjeç, banues në Përmet.
– A.H, 21 vjeç, banues në Gjirokastër.
– M.Xh, 21 vjeç, banues në Përmet, (të tre lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra), pasi:
Në datë 10.12.2017, në stadiumin “Durim Qypi”, në Përmet, në pjesën e dytë të ndeshjes së futbollit Përmeti – Këlcyra, kanë goditur me shkelma dhe grushta gjyqtarët e kësaj ndeshje, shetasit A.P dhe A.K. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Sigal