“Godet” sërish kreu i UEFA, Platini ‘Zero tolerancë ndaj thirrjeve raciste’

448
Sigal

Presidenti i UEFA-s Michel Platini vazhdon të theksojë se institucioni që ai drejton është kundër racizmit. Një një intervistë për BBC Sport, Platini ka thënë se ka zero toleranë ndaj thirrjeve rasicte.  
 
“Ne punojmë jo vetëm kundër çdo lloj forme racizmi, por gjithashtu edhe për paragjykimet kundër njerëzve me paaftësi fizike apo homofobisë. Ne kemi zero tolerancë ndaj të gjitha këtyre. Ne po përpiqemi të ndihmojmë njerëzimin dhe qytetërimin, të kemi një jetë më të mirë. Ne na duhet t’i mbajmë jashtë futbollit të gjithë këta njerëz budallenj që nuk po punojnë për një bashkëpunim të mirë”, ka theksuar Platini.
 
Deri para pak kohësh kjo do të ishte një deklaratë për t’u përshëndetur, por jo pas ndeshjes Serbi-Shqipëri dhe vendimit të fundit të komisionit të disiplinës të UEFA.
 
 
“Vrite, there që shqiptari të mos ekzistojë”. Ishin këto thirrjet që u dëgjuan gjatë gjithë kohës në stadiumin e Partizani të Beogradit, para dhe gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Është pak t’i quash thjesht kore raciste pasi shkojnë deri në thirrje për gjenocid.
 
Një akt i shëmtuar në sytë e mbarë botës së qytetëruar, por që nuk u dëgjua nga UEFA dhe Michel Platini, me racizmin që as nuk u përmend në vendimin e Komisionit të Disiplinës për ngjarjet e takimit të 14 tetorit.
 
Një vendim që kompromentoi rëndë fushatën e UEFA-s kundër racizmit në dritën e të cilit sllogani: “Thuaji jo racizmit”, ngjason me një dogmë, pasi me këtë vendim në fakt UEFA i tha po racizmit në sytë e mbarë botës.