Gjyqtarja Ndërkombëtare Vjollca Hazizllari: Vlerësim i 25 viteve në gara

806
Nëse bëjmë një krahasim të një Gjyqtari Ndërkombëtar në futboll, basketboll e volejboll, me sportin e notit, ndoshta do të dukej paksa larg. Por, duke e vendosur Vjollca Hazizllarin në “pole possition”-in e arbitrimit në tërësi, ajo të shtunën e ka merituar stemën e Arbitres Ndërkombëtare në Not. Për gazetën “Telegraf”, Zysh Vjollca, veç modestisë, tregoi edhe për progresin e notit shqiptar në këto 25 vite. “Stema e Gjyqtares Ndërkombëtare në Not, për mua është një respekt, por edhe vlerësim i kontributit tim në 25 vite në pishina, e kudo ku janë zhvilluar garat e notit në Shqipëri. Mendoj se njëherësh, kjo stemë që kemi marrë sot (të shtunën) së bashku me katër kolegët e tjerë, tregon edhe progresin e notit shqiptar, kryesisht në pesë vitet e fundit”, kështu theksoi Gjyqtarja e re Ndërkombëtare e Notit, Vjollca Hazizllari, e cila në këto 25 vite, ka sfiduar edhe kushtet familjare dhe ato të punës. “Si nënë e dy fëmijëve, gjatë periudhës së garave dhe angazhimeve si gjyqtare e notit, kam pasur ndihmë të madhe nga familja e bashkëshorti im, dhe këtë stemë ja dedikoj atij dhe dy djemve më mi. Stema e Gjyqtarit Ndërkombëtar, natyrisht që më obligon për një vazhdimësi të tillë, me korrektesë e pasion”. Ndërsa për përkrahjen që gjyqtarët e notit kanë nga FSHN-ja, njëherësh edhe për kushtet e infrastrukturës, Vjollca ka çfarë të veçojë. “Unë me çiltërsi falënderoj Presidentin e FSHN-së, zotin Agim Çiraku, sepse në këtë periudhë që ai e drejton këtë federatë, ndryshimet janë cilësore e progresiste. Nëse do të kishim edhe një infrastrukturë më të gjerë, kjo do ti shërbente rritjes së cilësisë në notin shqiptar”. Në garat e Kupës Pavarësia, Gjyqtarja Ndërkombëtare Vjollca Hazizllari, mbeti pika e referimit për mbarëvajtjen e garave.
Nga Kosova u përfaqësuan 14 notarë të klubeve Zenith dhe Kastrioti, ndërsa nga Maqedonia vetëm një notare. Flaka Pruthi dhe Dren Ukimeraj, ishin fitues në disa gara, duke treguar se edhe në Kosovë noti ka filluar të flasë edhe me rezultate të mira 
Pesë gjyqtarët e rinj ndërkombëtarë
Gjatë veprimtarisë në Kupën “Pavarësia”, Sekretari i FNK, Astri Haliti, dorëzoi certifikatat për pesë gjyqtarë shqiptarë, të rinj si ndërkombëtarë, akorduar nga Federata Evropiane e Notit. 
Vjollca Hazizllari
Silva Tema
Luljeta Ndoja
Alketa Caushi
Zigrid Katroshi
Kryegjyqtari Emin Lishi: Gjyqtaria ka rritje
Për Kryegjyqtarin e garave në Kupën “Pavarësia”, Emin Lishin, rëndësi në këtë veprimtari kishte jo vetëm pjesëmarrja e zhvillimi i saj, por edhe rritja e nivelit të gjykimit nga të gjithë arbitrat në gara. Sipas tij, jo vetëm se pesë prej tyre u pajisën me stemë e Ndërkombëtarit nga Federata Evropiane e notit, por se dukshëm ata e kanë shfaqur nivelin e tyre në rritje. “Kemi disa vite që zhvillojmë gara noti thuajse në çdo muaj të vitit, dhe kjo punë e mirë e FSHN-së e Presidentit Agim Çiraku, natyrisht që ka dhënë efekte pozitive edhe në nivelin e gjykimit. Sot (të shtunën) kemi edhe 5 gjyqtarë të rinj Ndërkombëtare, dhe kjo besoj se flet qartë për këtë progres në notin shqiptar”, theksoi kryegjyqtari Emin Lishi për gazetën “Telegraf”, i cili uroi që viti 2017 me Kupën “Perspektiva” të mbyllet edhe me ndonjë rekord të ri kombëtar.
Sadik Mema: Garat e justifikuan Kupën “Pavarësia”
Gjithkush që ishte i pranishëm në Kupën “Pavarësia” në pishinën e notit “Te Stela”, e dallonte shumë qartë trajnerin Sadik Mema, i cili duke u ndjerë edhe “Zot shtëpie”, u kujdes edhe për mbarëvajtjen e gjithë veprimtarisë. “Kupa Pavarësia është një aktivitet që e organizon Akademia e Notit “Te Stela”, e mbështetur nga Administratori i Resortit “Te Stela Sport Center”, Stefan Pinguli. Kjo është hera e gjashtë që zhvillohet, pikërisht në këto ambiente të këtij resorti komod për aktualitetin e sportit të notit, dhe përpos fitores sonë të padiskutueshme, unë falënderoj garuesit, trajnerët e tyre, gjyqtarinë dhe gjithë pjesëmarrësit që na ndoqën në këtë ditë të bukur nëntori”, kështu deklaroi Sadik Mema për gazetën “Telegraf”, pas përfundimit të garave për Kupën “Pavarësia”.
Fituesit e garave
GARAT PARADITE
50 m Shpinë-Meshkuj/ 5 bateri me 29 garues
Fitues Frenkli Vogli (AN Te Stela)-Koha 30.09
50 m Shpinë-Femra/ 3 bateri me 17 garuese
Fituese Rea Cenko (AN Te Stela)-Koha 34.15
200 m Flutur-Meshkuj/ 1 bateri me 5 garues
Fitues Franc Aleksi (Studenti)-Koha 2.13.65
200 m Flutur-Femra/ 1 bateri me 3 garuese
Fituese Aries Rama (AN Te Stela)-Koha 2.59.13
100 m Bretkosë-Meshkuj/ 3 bateri me 18 garues
Fitues Deni Baholli (AN Te Stela)-Koha 1.06.14
100 m Bretkosë-Femra/ 2 bateri me 9 garuese
Fituese Alesia Daja (AN Te Stela)-Koha 1.25.41
100 m Stil i lirë-Meshkuj/ 9 bateri me 54 garues
Fitues Deni Baholli (AN Te Stela)-Koha 52/06
100 m Stil i Lirë-Femra/ 5 bateri me 30 garuese
Fituese Sonja Kapedani (AN Te Stela)-Koha 1.03.88
200 m Shpinë-Meshkuj/ 2 bateri me 11 garues
Fitues Ergi Veli ((AN Te Stela)-Koha 2.16.50
200 m Shpinë-Femra/ 1 bateri me 4 garuese
Fituese Rea Cenko (AN Te Stela)- Koha 2.47.75
50 m Flutur-Meshkuj/ 6 bateri me 32 garues
Fitues Binald Mahmuti (Tirana)-Koha 27.53
50 m Flutur-Femra/ 2 bateri me 8 garuese
Fituese Flaka Pruthi (Zenith)-Koha 31.97
100 m Katërnotim-Meshkuj/ 2 bateri me 10 garues
Fitues Ergi Veli (AN Te Stela)-Koha 1.02.69
100 m Katërnotim-Femra/ 2 bateri me 10 garuese
Fituese Sonja Kapedani (AN Te Stela)-Koha 1.12.56
Stafetë 4X50 m i lirë-Meshkuj/ 4 skuadra me 16 garues
Fituese Tirana-Koha 1.44.53
Stafetë 4X50 m i lirë-Femra/ 2 skuadra me 8 garuese
Fituese AN Te Stela-Koha 1.44.81
GARAT PASDITE
50 m Bretkosë-Meshkuj/ 6 bateri me 33 garues
Fitues Deni Baholli (AN Te Stela)-Koha 30.44
50 m Bretkosë-Femra/ 2 bateri me 12 garuese
Fituese Ines Mema (TDS Tiranë)-Koha 38.91
100 m Flutur-Meshkuj/ 2 bateri me 12 garues
Fitues Franc Aleksi (Studenti)-Koha 1.00.10
100 m Flutur-Femra/ 1 bateri me 3 garuese
Fituese Aries Rama (AN Te Stela)-Koha 1.19.02
50 m Stil i lire-Meshkuj/ 7 bateri me 37 garues
Fitues Deni Baholli (AN Te Stela)-Koha 24.41
50 m Stil i lirë-Femra/ 7 bateri me 37 garuese
Fituese Flaka Pruthi (Zenith-Prishtinë)-Koha 29.37
100 m Shpinë-Meshkuj/ 3 bateri me 17 garues
Fitues Dren Ukimeraj (Zenith Prishtinë)-Koha 1.04.76
100 m Shpinë-Femra/ 2 bateri me 9 garuese
Fituese Rea Cenko (AN Te Stela)-Koha 1.18.06
200 m Bretkosë-Meshkuj/ 2 bateri me 9 garues
Fitues Ergi Veli (AN Te Stela)-Koha 2.26.64
200 m Bretkosë-Femra/ 1 bateri me 4 garuese
Fituese Telma Hashorva (AN Te Stela)-Koha 3.12.90
200 m Stil i Lirë-Meshkuj/ 4 bateri me 24 garues
Fitues Dren Ukimeraj (Zenith Prishtinë)-Koha 2.07.78
200 m Stil i Lirë-Femra 2 bateri me 11 garuese
Fituese Sonja Kapedani (AN Te Stela)-Koha 2.20.97
200 m Katërnotim-Meshkuj/ 3 bateri me 13 garues
Fitues Ergi Veli (AN Te Stela)-Koha 2.14.16
200 m Katërnotim-Femra/ 2 bateri me 7 garuese
Fituese Arsinda Dervishi (Studenti)-Koha 2.48.00
Stafetë 4X50 m I përzierë-Meshkuj/ 4 ekipe me 16 garues
Fituese AN Te Stela-Koha 1.55.78
Stafetë 4X50 m I përzierë-Femra/ 2 ekipe me 8 garuese
Fituese AN Te Stela-Koha 2.23.59
Sigal