Gjykata e San Paolos dënon me burg yllin e futbollit Roberto Karlos. Ja arsyeja

683
Ylli i futbollit Roberto Karlos është dënuar nga gjykata e San Paolos si pasojë e vonesës për të paguar detyrimet ndaj njërit prej nëntë fëmijëve të tij.
Bëhet fjalë për vajzën e tij të quajtur Rebeka, e cila lindi në Meksikë. Karlos thuhet se nuk ka paguar detyrimet e tij ndaj saj, për rreth dy vite, çka ka bërë që gjykata të lëshojë urdhër arresti për yllin e futbollit.

Ai pritet të kthehet në Brazil e të procedohet si më sipër, madje gjykata ka zbuluar se, edhe nëse ai nuk vjen më në Brazil, urdhri i arrestit do të marrë forma ndërkombëtare.
Sigal