Sigal

CAS jep konkluzionin për dënimin e Skënderbeut nga FSHF: “Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit krijoi një praktikë të re, të cilën e aplikoi në dënimin e Skënderbeut, ku i jepte të drejtë të dënonte një klub, duke u bazuar vetëm në dyshime për manipulime ndeshjesh, pa pasur asnjë provë konkrete. Paneli i CAS-it arrin në përfundimin se kjo praktikë nuk është e lejueshme. Për më tepër kjo praktikë nuk është e qartë dhe nuk i është komunikuar klubit. Ndaj, komisioni i CAS-it arrin në përfundimin se klubi i Skënderbeut nuk mund të dënohet në bazë të kësaj praktike”.