Gjunjëzohet Marketi, pranon zëvendësues i Strakoshës

520
Lajmi i fundit nga Lacio, flet pozitivisht për portierin e ri të Kombëtares sonë, Thomas Strakosha. Portieri Marketi vendos të qëndrojë te Lacio, por e pranon që të ulet në stol prej Strakoshës. Një vit më parë, Frederiko Marekti ishte i përzgjedhuri i Inzagit për të qenë portieri i parë i Lacios dhe Berisha duhet të pranonte stolin. Strakosha, nuk llogaritej fare si i treti. Mirëpo, pas largimit të Berishës. Strakosha, qëndroi në hijen e portierit të Kombëtares italiane, edhe kur ky i fundit bënte gabime dhe gafa të njëpasnjëshme. Por, në pritje të sezonit të ri, Tomas Strakosha ka blinduar kuadratin, ndërkohë që italiani ishte në kërkim të një ekipi, ndërsa prej disa ditësh ai është stërvitur veçmas grupit në qendrën stërvitore të Lacios. Mediat italiane pranë skuadrës së Lacios, kanë bërë me dije se Frederiko Marketi është i gatshëm që të qëndrojë në skuadër, qoftë edhe si portier i dytë.
Sigal